Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Populli te largoje me mosbindje civile , genjeshtarin Sali Berisha

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f70/15/70/70/45/shqipe10.jpg" width="141" height="81" border="0" alt="text describing the image" />Gėnjeshtra dhe qytetėrimi Mund tė jetė Dekarti, mund tė jetė Spinoza, mund tė jetė Kanti e mund tė jetė Klod Levi Strosi, nuk mė kujtohet tash se cili prej tyre, ka thėnė, sigurisht jo pikė pėr pikė siē po e paraqes unė thėnien e tij, se njerėzimi ka hyrė nė njė epokė tė re, mė tė lartė, tė zhvillimit kulturor dhe, nė pėrgjithėsi, qytetėrues, atėherė kur ka filluar ta shikojė e ta dėnojė gėnjeshtrėn si njė krim tė rėndė.
Dhe, kėshtu, njerėzimi ėshtė shkėputur prej gjendjes parake nė tė cilėn ndodhej kur ka filluar tė dėnojė gėnjeshtarin, qė bėnte tė keqen, e jo atė qė i thoshte gėnjeshtarit gėnjeshtar.
Nuk e di sa e si ėshtė dėnuar gėnjeshtra me ligje nė shtetin shqiptar prej se ėshtė krijuar ai: nuk e di sa e si ėshtė dėnuar gėnjeshtra gjatė tė ashtuquajturės periudhė tė peripecive menjėherė pas krijimit tė kėtij shteti, as gjatė gjashtė muajve tė qeverisjes sė Fan Nolit me ministrat e tij intelektualė tė shquar, as gjatė mbretėrisė sė Ahmet Zogut, as gjatė totalitarizmit tė Enver Hoxhės. E di, ndėrkaq, se populli shqiptar nė kohėn kur nuk kishte arritur ta dėnonte me ligje, e dėnonte gėnjeshtrėn moralisht. Sipas traditės popullore, mashtruesi, gėnjeshtari, ishte njeri i mallkuar, i pėrqeshur dhe i pėrbuzur e, nė raste tė veēanta, edhe i veēuar.
A e dėnojmė ne gėnjeshtrėn sot me ligje?
A e dėnojmė ne sot gėnjeshtrėn moralisht?
Jo.
Nuk mė ka takuar tė dėgjoj pėr gėnjeshtar tė dėnuar ligjėrisht dhe nuk mė ka takuar tė shoh nė mediat elektronike gėnjeshtar tė dėnuar moralisht nė jetėn tonė sot!
Dhe, pikėrisht pse gėnjeshtari nuk dėnohet as ligjėrisht, as moralisht, gėnjeshtra ėshtė bėrė mjet i politikės dhe mjet pėr sukses nė jetėn tonė.
Mjet i moskulturės nė jetėn tonė.
Gėnjejnė intelektualė! Gėnjejnė shkrimtarė! Gėnjejnė krijues tė fushave tė ndryshme tė arteve! Gėnjejnė shkencėtarė! Gėnjejnė politikanė, zyrtarė, shtetarė!
Askush mė shumė, askush mė rėndė, askush mė gjithanshėm nuk gėnjen se njerėzit e politikės - nė mėnyrė tė veēantė ata tė partisė nė pushtet - tė Partisė sė Sali Berishės.
Zėzėllimat e tyre janė bėrė tė padurueshme.
Mund tė them se e njoh mirė historinė e popullit shqiptar dhe mund tė them kėshtu - se e njoh mirė, nė radhė tė parė sepse e njoh prej pėrbrenda: e njoh kulturėn e tij, e njoh jetėn e tij kulturore, shoqėrore dhe politike. Njohuritė qė kam pėr historinė e popullit shqiptar, pėr jetėshkrimet e krijuesve tė ndryshėm tė kohėve tė ndryshme dhe pėr jetėshkrimet e shqiptarėve qė kanė vepruar nė politikėn e atdheut a tė pushtuesit tė tij prej fillimeve tė Rilindjes Kombėtare, madje, prej kohės sė Skėnderbeut e deri sot - kėto njohuri historike qė kam mė bėjnė tė mundshme tė them: nė historinė politike dhe nė historinė kulturore tė popullit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka njeri publik, politikan a intelektual, qė ka gėnjyer sa dhe si gėnjen ish-kryetari i Shqipėrisė, Sali Berisha, kryeministri i tashėm i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe kryetari 20-vjeēar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Me tė, me Sali Berishėn, nuk mund tė krahasohet asnjė gėnjeshtar i yni historik, madje, as pretenduesi i rrejshėm pėr fronin shqiptar, gėnjeshtari spanjoll, Gjin Aleadro Kastrioti!
Gėnjeshtarėt ontologjikė
Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, gėnjen kurdo dhe kudo: nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend. Dhe, gėnjen i harlisur. Ai gėnjen nė mbledhjet e zakonshme dhe nė kuvendet kombėtare tė Partisė sė tij tė quajtur demokratike; nė akademi tė ndryshme me tė cilat pėrkujtohen vetje politike a kulturore apo me tė cilat shėnohen pėrvjetorė shtetėrorė a partiakė; nė mitingje; nė fushata zgjedhore; nė mbledhje tė Qeverisė sė Shqipėrisė; nė mbledhje tė Kuvendit tė Shqipėrisė; nė takime zyrtare a gjysmėzyrtare me bashkėshtetarė; nė takime me politikanė e diplomatė ndėrkombėtarė; nė biseda nė mediat dhe nė konferenca me gazetarė; nė takime me studentė dhe nė takime me pedagogė e shkencėtarė!
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, gėnjen aq shpesh, aq mjeshtėrisht dhe aq naivisht, aq djallėzisht dhe aq primitivisht, aq sofistikueshėm dhe aq hapur, aq premtueshėm e aq kėrcėnueshėm, saqė tė gjitha kėto ngjyresa tė gėnjeshtrave tė tij publike bėjnė tė mundshme, madje, tė domosdoshme, tė thuhet se gėnjeshtra ėshtė thelbi i tij, substanca e tij mendore e shpirtėrore, qenia e tij, ashtu siē ėshtė servilizmi thelbi, substanca mendore e shpirtėrore, qenja e Ismail Kadaresė.
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė gėnjeshtar ontologjik; dhe antologjik, ashtu siē ėshtė Ismail Kadare servis intelektual i diktaturės komuniste dje dhe servis intelektual i despotizmit tribalist tė Sali Berishės sot.
Kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha, si gėnjeshtar nuk dua ta krahasoj me gėnjeshtarėt dhe me mashtruesit e njohur botėrorė nė shekujt e kaluar, siē ishin Xhon Lo, D'Eon, Nojhof, Kalostro, Plaku Trenk, e tė tjerė dhe nuk dua ta krahasoj me ta sepse mashtrimet dhe gėnjeshtrat e tyre, qė ndodhin nė fushė tė politikės, nuk prodhojnė pėr tė tjerėt, por vetėm pėr ta, pasojat qė prodhojnė gėnjeshtrat e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, pėr shqiptarėt.
Kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha, nuk dua ta krahasoj as me gėnjeshtarėt e mėdhenj shtetarė, siē ishin Musolini dhe Stalini, dhe nuk dua ta krahasoj me ta sepse ata, tė dy, edhe Musolini, edhe Stalini, ishin gėnjeshtarė me stil tė lartė, qė gėnjenin pėr qėllime tė larta ideologjike dhe strategjike.
Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, ndėrkaq, gėnjen pėr ēėshtje tė rėndėsishme dhe pėr ēėshtje tė vogla, kur e kur banale. Ai gėnjen kur flet pėr njė urė tė vogėl dhe kur flet pėr njė tunel tė madh, kur flet pėr pajisjen e shkollave me kompjuterė dhe kur flet pėr zhvillimin e pėrgjithshėm ekonomik tė Shqipėrisė, kur flet pėr vitin e kompjuterizimit vetjak dhe kur flet pėr zhvillimin e turizmit nė Shqipėri, kur flet pėr historinė e kohės sė Skėnderbeut e tė kohės sė komunizmit dhe kur flet pėr historinė e letėrsisė shqipe, kur flet pėr bllokmenėt e vjetėr e bllokmenėt e rinj dhe pėr vendin qė ka ai ndėr tė parėt dhe ndėr tė dytė, kur flet pėr figura intelektualėsh dhe kur flet pėr figura politikanėsh.
Nė gėnjeshtrat e tij rol posaēėrisht tė madh luajnė numrat dhe krahasimet. Numrat - kur e paraqet zhvillimin e fushave tė ndryshme tė ekonomisė, tė arsimit e tė shėndetėsisė nė Shqipėri dhe krahasimet - kur kėtė zhvillim tė Shqipėrisė e pėrqas me zhvillimin e vendeve tė tjera nė Evropė e nė botė. Nė propagandėn e rrejshme komuniste gėnjeshtra kurrė nuk ishte aq e ēmendur sa nė propagandėn gėnjeshtare, delirante tė Sali Berishės.
Vargu i gėnjeshtrave
E keni parė dhe e keni dėgjuar ēka thoshte dikur pėr ish-kryeministrin e Shqipėrisė, Fatos Nano. Pjesėtar i klubeve tė bixhozit nė qendra tė ndryshme evropiane; pronar ndėrtesash dhe firmash; pėrfitues nga trafikimi i qenieve njerėzore; pastrues parash; padrino i klaneve mafioze; vrasės i qytetarit nė hyrje tė Durrėsit. E tė tjera. Zi e mė zi! Dhe, kėtė "kryekriminel" i cili, po tė ishin tė vėrteta ato qė thoshte atėherė, kur Fatos Nano ishte kryeministėr, do tė duhej tė ishte ende nė burg, pas njė kohe, kur ai do tė bjerė nga politika, do ta shpallė mik tė ēmuar me tė cilin do tė pėrpiqet tė ndėrrojė gjendjen kuadrore nė Partinė Socialiste!
E keni dėgjuar ēka thoshte dikur, nė Qeveri, nė Kuvend, nė biseda nė televizione pėr kryetarin e Partisė Socialiste pėr Integrim, Ilir Metėn? I thoshte tė gjitha ato qė i thoshte pėr Fatos Nanon plus disa zeza tė tjera mė tė zeza se ato me tė cilat e katranoste tė parin! Lėshojeni xhirimin e dhėnė nė emisionin Fiks-fare mbi ato ēka thoshte Sali Berisha pėr Ilir Metėn dhe do tė krijoni pėrfytyrimin e pėrafėrt se sa e pėrshtrirė dhe se sa e pėrthelluar ishte veprimtaria kriminale e Ilir Metės! Sikur tė ishin tė vėrteta ato qė thoshte atėherė kryeministri i tashėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, pėr zėvendėskryeministrin e tij mandej shumė tė dashur, Dritan Prifti nuk do tė kishte pasur nevojė qė t'i xhironte fshehurazi bisedat e tij me shefin e partisė nė tė cilėn ishte, sepse Ilir Meta do tė ishte i dėnuar me shumė vite burg!
E keni dėgjuar ēka flet kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, nė bisedat televizive, nė konferencat me gazetarėt , nė Qeverinė e Shqipėrisė, nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama dhe pėr zyrtarė tė tjerė tė kėsaj partie?
Besoj se e keni dėgjuar- shumica; dhe shumė herė. Ato fjalė i kemi dėgjuar ne, shikuesit e zakonshėm, dhe ato fjalė do t'i dėgjojnė edhe pasardhėsit tanė, qė do tė merren me patologjinė e jetės sonė tė sotme politike. Pėr kėtė arsye nuk e quaj tė nevojshme t'i pėrsėris nė kėtė shkrim.
Po, me kaq nuk merr fund pėrmbledhja e deklaratave, e fjalimeve, e bisedave, e vetėrrėfimeve, e lavdėrimeve dhe e kėrcėnimeve pėrplot rrena tė kryeministrit tė sotėm tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Ajo ėshtė pėrmbledhje shumė e vėllimshme dhe vazhdon tė plotėsohet dita ditės dhe nata natės.
E dėgjuat sa gėnjeu dhe si gėnjeu kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, mė 21, 22, 23, 24 janar dhe sa e si vazhdon tė gėnjejė pėr demonstratėn e 21 janarit tė Partisė Socialiste dhe tė qytetarėve tė tjerė qė nuk janė anėtarė partish?
Sė pari tha se tre tė vrarėt nė demonstratė u vranė prej demonstruesve tė tjerė dhe u vranė me pistoleta tė kalibrit tė vogėl. Dhe, u vranė, shtoi ai, me qėllim qė tė akuzohej pushteti pėr vrasjen e tyre!
Nuk kishte nevojė tė ishte mjekoligjor as ekspert balistik pėr tė ditur se kjo ishte gėnjeshtėr e gėnjeshtarit tė dehur prej urrejtjes.
Mandej, pas disa orėsh apo njė dite - nuk e di sigurt, kur u pėrgėnjeshtrua prej xhirimeve qė kishin bėrė kamera a celularė tė gazetarėve a tė qytetarėve dhe prej deklaratave tė atyre qė i kishin ēuar deri nė autoambulanca tė vrarėt, qė dėshmonin se vrasjet u bėnė prej gardistėve tė kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha e ndėrroi pllakėn dhe tha: gardistėt kanė mbrojtur Kryeministrinė. Domethėnė: kanė bėrė vrasjen duke mbrojtur Sali Berishėn (e parrezikuar prej askujt). Dhe, shtoi: me tė gjitha kėto do tė merret prokuroria. Dhe, kur Prokurorja e Pėrgjithshme e filloi hetimin pėr vrasjen e demonstruesve tė paarmatosur dhe mori vendimin pėr arrestimin e gjashtė oficerėve tė gardės, kryeministri e mohoi ē'tha mė parė sepse e mohoi tė drejtėn e prokurorisė qė tė merret "me tė gjitha kėto". Dhe, kėshtu, edhe gėnjeu prapė para opinionit shqiptar, edhe e shkeli Kushtetutėn!
Por, pėr ēėshtjen e hetimit tė krimit tė bėrė prej gardės republikane mė 21 janar, kryeministri i Shqipėrisė do tė gėnjejė prapė, e prapė e prapė. Ndėrmjetėsuesit tė Pėrfaqėsueses sė Lartė tė Bashkimit Evropian, Katrin Eshton, nė konfliktin e tashėm nė Shqipėri - nė konfliktin e tretė ndėrmjet dy palėve kundėrshtimore nė politikėn dhe nė jetėn shqiptare prej se Sali Berisha e sundon Shqipėrinė, Mirosllav Llajēak, ai i tha: qeveria shqiptare do tė pėrkrahė hulumtimin e pavarur tė vrasjeve. Dhe, kėshtu, pėr tė njėjtėn ēėshtje pėr tri ditė, gėnjeu tri herė.
Pėrpos kėtyre gėnjeshtrave pėr tė njėjtėn ēėshtje - pėr ēėshtjen e hetimit tė vrasjeve nė demonstratėn e 21 janarit, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, bėri edhe tri gėnjeshtra tė tjera - tani pėr qėllimin e demonstratės sė 21 janarit.
Cilat janė kėto tri gėnjeshtra tė tjera?
E para, e shpalli demonstratėn puē (qė bėhet me ēadra), qė kishte pėr qėllim marrjen e pushtetit.
E dyta, e shpalli Prokuroren e Pėrgjithshme bashkėpjesėmarrėse tė puēit (pa treguar nėse ishte nė shtabin puēist apo demonstruese e thjeshtė); dhe,
E treta, e shpalli bashkėpjesėmarrės tė puēit edhe Shėrbimin Informativ Shtetėror!
Dhe, dėshmi e tij se demonstrata ishte puē nuk ishin as xhirimet e demonstratės, as deklaratat e demonstruesve, as informatat e shėrbimit kombėtar, por, siē e theksoi vetė, informata tė shėrbimeve tė jashtme, tė huaja (ndoshta serbe, ndoshta malazeze, ndoshta maqedonase, ndoshta greke, e ndoshta italiane). Informata tė shėrbimeve amerikane, angleze dhe gjermane ato nuk mund tė ishin sepse shėrbimet informative amerikane, angleze dhe gjermane gjithsesi nuk do tė merrnin pjesė nė gėnjeshtrat tragjikomike qė bėn kryeministri i Shqipėrisė.
Zyrtarizimi i gėnjeshtrave
Nuk ka dyshim se gėnjeshtrat qė bėn kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, prej se fati fatal i Shqipėrisė e ka nxjerrė nė skenėn politike shqiptare, e sollėn Shqipėrinė ku ishte nė vitin 1997; ku ishte nė vitin 1998 dhe ku ėshtė sot, nė vitin 2011! E ku ėshtė sot Shqipėria e sunduar prej tij? Ėshtė nė krizė tė rėndė, tė gjatė, tė vazhdueshme, nė tė vėrtetė nė krizė tė pėrgjithshme politike, shoqėrore, shpirtėrore, morale, qė shprehet: me urrejtje tė madhe njėzetvjeēare ndėrmjet dy anėve politike, qė nuk janė tė liruara prej mendėsish krahinore, dialektore dhe, ndoshta, fetare; me shpėrthime tė kohėpaskohshme tė dhunės nė demonstrata tė qytetarėve; me largimin e pandėrprerė tė shqiptarėve prej atdheut tė vet - nė Itali, nė Greqi, nė vende tė tjera evropiane, nė SHBA, nė Kanada, nė Australi, nė Zelandė tė Re; me krimet gjithnjė e mė tė shpeshta nė familje; me prostitucion; me drogė; me vetėvrasje; me fatkeqėsi tė jashtėzakonshme nė trafik, nė rastet mė tė shpeshta, tė shkaktuara prej shpejtėsisė dhe prej pėrdorimit tė pijeve alkoolike; me shpėrfytyrim moral qė tregohet qoftė edhe me njė indiferencė tė pakuptueshme ndaj padrejtėsisė e ndaj gėnjeshtrės, duke pėrfshirė kėtu, sidomos, gėnjeshtrat qė bėn kryeministri me pretorianėt e tij partiakė. E tė tjera. E tė tjera.
Pse Sali Berisha nė vazhdimėsi gėnjen si individ, domethėnė pse si individ nė vazhdimėsi dėshmohet gėnjeshtar ontologjik - kjo edhe mund tė durohet.
Por, pse Sali Berisha nė vazhdimėsi gėnjen si kryeministėr i Shqipėrisė, domethėnė pse si zyrtar i lartė shtetėror dėshmohet pandėrprerė gėnjeshtar ontologjik - e kjo nuk durohet, kjo nuk mund tė durohet, kjo nuk duhet tė durohet. Mund tė thuhet kėshtu, nė radhė tė parė pėr shkak se gėnjeshtrat e tij janė bėrė dhe vazhdojnė tė bėhen gėnjeshtra partiake, gėnjeshtra tė njė partie tė madhe, gjithsesi tė partisė sė dytė pėr nga numri i anėtarėve nė Shqipėri. Si gėnjeshtra tė ndėrtuara dhe tė shqiptuara prej kryeministrit dhe kryetarit tė Partisė ato bėhen mė lehtė gėnjeshtra kolektive dhe zyrtare: gėnjeshtra tė zyrtarėve mė tė lartė partiakė nė institucionet e shtetit: gėnjeshtra tė kryetares sė Kuvendit, gėnjeshtra tė deputetėve, gėnjeshtra tė zėvendės-kryeministrave, gėnjeshtra tė ministrave, gėnjeshtra tė zėdhėnėsve dhe zėdhėnėseve tė partisė nė institucionet partiake e shtetėrore, gėnjeshtra tė diplomatėve anėtarė a pėrkrahės tė PD-sė, gėnjeshtra tė pronarėve, drejtorėve, kryeredaktorėve, gazetarėve tė medieve elektronike e tė tjera qė janė anėtarė tė PD-sė apo pėrkrahės tė saj. Dhe, kėshtu me radhė. Dhe, kėshtu me radhė e pa radhė. Tė gjithė kėta pretorianė partiakė, politikė dhe profesionalė, jo vetėm se i shqiptojnė gėnjeshtrat e kryeministrit, por, kur e kur, i zmadhojnė, i plotėsojnė, i drakulizojnė.
E dėgjuat ēka tha njėri nga kėta pretorianė partiakė, qė ėshtė i shpėrblyer me post ministror pėr rolin e treguar nė popullarizimin e gėnjeshtrave tė kryeministrit? Ai tha duke shqelmuar logjikėn dhe gramatikėn pėr ē'arsye po e parafrazoj thėnien e tij pėr "barutin plot barut": ajo vetura me tė cilėn banda e demonstruesve iu vėrsul derės sė rrethojės sė kryeministrisė ishte plot me eksploziv!
Kjo gėnjeshtėr ishte aq e marrė, aq e ēmendur, saqė nuk kuturisi ta shqiptonte as kryeministri, i cili nuk stepet as nga gėnjeshtrat mė fantastike.
Duke u bėrė gėnjeshtra kolektive, partiake, zyrtare, gėnjeshtrat e kryeministrit tė Shqipėrisė janė bėrė aq mė tė rrezikshme, aq mė kėrcėnuese sepse kanė fuqi mė tė madhe pėrshtrirėse dhe fuqi mė tė madhe shkatėrruese nė organizimin e shtetit dhe nė pėrbashkėsinė e Kombit.
Gėnjeshtrat dhe demokracia
Pėr shkak tė ndikimit tė tillė shpėrbėrės, shkatėrrues, shpėrfytyrues nė shtetin e nė jetėn shoqėrore nė pėrgjithėsi tė gėnjeshtrave qė mund tė shqiptojnė zyrtarėt, popujt me tradita shtetėrore dhe politike i dėnojnė rėndė gėnjeshtarėt politikė e shtetėrorė dhe i ndėshkojnė rėndė gėnjeshtrat e shqiptuara prej tyre. Nė botėn demokratike, politikani, shtetari, zyrtari, qė bėn qoftė edhe njė gėnjeshtėr e lėre mė mė shumė, detyrohet tė japė dorėheqje vetė apo shkarkohet nga pozita. Varėsisht prej peshės sė gėnjeshtrės dhe pasojave tė saj ai mund tė dėnohet pėr krim. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, fjala vjen, pėr herė tė parė nė historinė e tyre e kanė shkarkuar njė kryetar - e kanė shkarkuar nga pozita e kryetarit tė SHBA-ve, Riēard Niksonin, jo pse kishte ndodhur afera Uotergejt, por pse kishte deklaruar se nuk kishte ditur se po ndodhte kjo aferė.
Njėri prej kryetarėve mė tė popullarizuar amerikan, Bill Klinton, ishte gjetur nė prag tė shkarkimit nga pozita jo pse kishte vėnė marrėdhėnie tė palejuara nė Shtėpinė e Bardhė me njė nėpunėse tė administratės presidenciale, por pse nė fillim kishte mohuar se kishte pasur lidhje me tė. Ishte mirėkuptuar kur kishte kėrkuar falje prej amerikanėve pse nuk e kishte thėnė tė vėrtetėn.
E ne, ē'bėjmė ne?
Ne jo vetėm se nuk dėnojmė me ligje gėnjeshtrat 20-vjeēare tė ish-kryetarit tė Shqipėrisė, tė kryeministrit tė tashėm tė Shqipėrisė, tė kryetarit tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, qė ka sjellė mendėsinė lindore despotike dhe gėnjeshtare nė jetėn politike e shtetėrore shqiptare, por nuk i dėnojmė ato as moralisht. Pėrkundrazi: ndodh tė bėhemi pėrkrahės dhe popullarizues tė tyre. Jo vetėm kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, jo vetėm zėvendės-kryeministri, jo vetėm ministrat, jo vetėm deputetėt, jo vetėm diplomatėt, jo vetėm zyrtarėt e sektorėve tė ndryshėm pushtetorė, jo vetėm drejtorė, kryeredaktorė, redaktorė, gazetarė, po edhe intelektualė mund tė shihen e mund tė dėgjohen e mund tė lexohen duke u shėrbyer me gojė e me shkrim gėnjeshtrave tė kryeministrit tė Shqipėrisė! Prej drojės! Pėr leverdi!
Po, t'i kthehem asaj fjalisė me tė cilėn e fillova kėtė sprovė mbi gėnjeshtarin ontologjik kampion ndėr gėnjeshtarėt nė historinė politike dhe kulturore shqiptare.
Nė qoftė se ėshtė e vėrtetė se njerėzimi ėshtė shkoqur nga gjendja parake dhe ėshtė ngritur nė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit kulturor dhe, nė pėrgjithėsi, qytetėrues, atėherė kur ka filluar ta shikojė dhe ta dėnojė si krim tė rėndė gėnjeshtrėn, mos do tė thotė kjo se politika e Sali Berishės, nė tė cilėn ėshtė e mbajtur gėnjeshtra si thelb, kuptim dhe mjet i saj, tregon se ne nė atė shkallė ende nuk jemi ngritur?
Nuk dua tė besoj nė kėtė mundėsi.
Ndėshkimi i gėnjeshtarit
Gėnjeshtrat e vazhdueshme, zyrtare, tė Sali Berishės dhe tė pretorianėve tė tij partiakė, qė kanė pushtuar institucionet e shtetit shqiptar, jo vetėm se sjellin dėmet, kėrcėnimet, rreziqet qė po shohim kėto ditė, por edhe e fyejnė rėndė popullin shqiptar. Nuk thuhet kot nė botė: popullin nuk ka tė drejtė ta gėnjejė asnjė njeri politik. Dhe, askush.
Populli shqiptar do ta rikthejė dinjitetin e pėrulur, tė fyer rėndė prej gėnjeshtrave tė Sali Berishės dhe pretorianėve tė tij politikė e shtetėrorė vetėm nė njė mėnyrė: duke e larguar Sali Berishėn prej pushtetit dhe, pas largimit prej pushtetit, duke kėrkuar hetimin e pasojave tė gėnjeshtrave tė tij nė jetėn kombėtare dhe nė sigurinė e qytetarėve. Dhe, kjo mund tė arrihet jo me fjalimet poetike e pėrshtypjelėnėse tė Edi Ramės, por (nė qoftė se nuk pranohen zgjedhjet e parakohshme) me lėvizje popullore dhe mosbindje qytetare. Jam thellėsisht i bindur se vetėm duke e larguar Sali Berishėn prej pushtetit dhe duke e nxjerrė nė gjyq pėr pasojat kriminale tė politikės sė tij sidomos mė 1997, 1998 dhe, tani, mė 2011 Shqipėria do ta kthejė rendin, paqen, drejtėsinė dhe qėndrueshmėrinė. Dhe, ē'ėshtė me rėndėsi tepėr tė madhe: do ta ndalė rėnien shpirtėrore
dhe morale qė po e shkallmon.
Nga Rexhep Qosja

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum