Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Le ta bejme te lumtur kryeministrin

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f60/15/70/70/45/shqipe10.jpg" width="141" height="81" border="0" alt="text describing the image" />Kur i pėrjeton ngjarjet sė largu, ecin pėrkrahu dy tė vėrteta: heraherės tė mungojnė njė pjesė e hollėsirave e ndėrthurjeve tė asaj qė po ndodh nė Shqipėri. Pėrkundėr, pikėrisht kjo mungesė e hollėsirave ta lehtėson kėqyrjen e thelbit (U bėnė vite qė pyes veten: mė mirė ta vuash sėmundjen nė vetėn e parė apo t'i rrish krah tė sėmurit?). Sido qė ta kthesh, shqiptarėt e diasporės janė nė zgripin e njė vuajtjeje jo tė vogėl: jemi tė pafuqishėm.

Personalisht jam ndjerė e pafuqishme.

Personalisht ushqej njė respekt tė shenjtė pėr urtėsinė - kur nuk ke tė hedhėsh njė ide ndėrtimtare nė tryezė, nė vend qė tė kėputėsh broēkulla, mė mirė hesht. Nė pamundėsi tė ndihmosh konkretisht, tė paktėn mos hidh tjetėr benzinė mbi zjarr. Ky i fundit ėshtė i ndezur boll mirė.

Por edhe heshtja vjen njė ēast e bėhet e dėmshme. E nuk mundem mė tė hesht, thjesht si njė njeri qė Shqipėrinė e ka pėr zemėr.

Duke cituar nga shtypi i djeshėm: "Komisioni hetimor parlamentar qė po heton ngjarjet e 21 janarit ka vendosur tė kėrkojė tabulatet telefonike tė disa gazetarėve tė mediave nė vend". Pėrsėri duke cituar, dhe kėtu pėrcjell fjalėt e kryeministrit Sali Berisha: "Unė ju garantoj se kėta gazetarė qė nuk kanė aspak lidhje me profesionin e tyre janė tė implikuar direkt nė dhunėn dhe puēin ndaj shtetit.... Kėta s'kanė lidhje me gazetarinė."

Dhe sot, lidhur pėrsėri me tabulatet telefonike. kryeministri Berisha nė mbledhjen e qeverisė: "Nuk ka pasur dhe nuk asnjė kufizim nė ushtrimin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut..."

Hetimi i komisionit hetimor parlamentar ėshtė diēka qė: "ka lidhje me implikim direkt nė veprime konkrete qė nuk kanė lidhje me gazetarinė, por me probleme jashtė saj."

E kėtu mbarojnė citimet.

Pra katėr kolegėt e sipėrpėrmendur qenkan nėn shėnjestėr thjesht sepse janė "puēistė". Por jo si gazetarė, thjesht si qytetarė qė paskan "patur gisht".

Nėnvizoj: "si qytetarė".

Me kėtė llogjikė pa kurrfarė ndershmėrie qytetare, politike, vetjake, kryeministri shqiptar, tok me ata qė e ndjekin pas, fyejnė inteligjencėn fillestare tė ēdo shqiptari. Nuk lipsen tituj shkencorė pėr ta kuptuar. Nevojitet veē njė fije dėshire pėr ndershmėri (dhe kėtu e kam fjalėn edhe, e sidomos, pėr njerėzit e kahut tė maxhorancės. Refuzoj tė besoj se nuk gjenden nė atė koalicion njerėz ende me ndėrgjegje e dashuri tė mirėfilltė ndaj vendit. Refuzoj ta besoj. Nėse do tė dorėzohesha si individ, para kėsaj, do tė thoshte t'ia vija kryqin, t'ia hiqja fillin vendit...)...

Por po rrekem (pėr njė ēast) t'i besoj profkės se Berishės. Komisioni parlamentar duhet tė kalojė nė sitėn e miellit tabulatet telefonike tė katėr shqiptarėve, tė cilėt rastėsisht janė gazetarė tė "armikut". Si "qytetarė"?! Sipas kėsaj llogjike tė gjithė nė Shqipėri janė tė shqyrtueshėm. Tė hetueshėm. Si atmot, nėn diktaturė. Nėse mosozot "nomenklatura" vendos se filan fisteku ėshtė i rrezikshėm jo vetėm mė kontrollon, por mė heq edhe lėkurėn e shtatė.

Ky ėshtė fundi i ėndrrės sė demokracisė nė Shqipėri! Ndonėse si njeri i librave mė ėshtė e qartė se demokracia nė nivelin mė tė lartė tė vet do tė mbetet njė ėndėrr gjithėherė e papėrsosur. Ashtu siē i papėrsosur ėshtė njeriu, homo sapiens sapiens, plot me difekte, por sidoqoftė mė afėr ėndrrės utopike tė lirisė e barazisė se tė tjera eksperimente njerėzore deri mė sot.

Me trishtim e indinjatė tė thellė sot shoh se komisioni hetimor i kryeministrit tjetėr nuk ėshtė veē njė larje hesapesh nė mes tė ditės, nė mes tė diellit, nė indiferencėn mė tė plotė kundrejt njė interesi mė tė madh, tė tashmes e sė ardhmes sė popullit shqiptar. Pas kėtij gardhi, e mė tutje Shqipėria ėshtė ajo qė ishte dikur: e sunduar.

Kjo ėshtė sot demokracia Albanian Style, pas 20 viteve tė rėnies sė diktaturės (Nuk po zbuloj vezėn e Kolombit, deri para pak javėsh rezistonte brenda meje nevoja pėr tė besuar se pas sėmundjes sė parė fėmijėrore tė ēdo demokracie tė re, qeveritarėt e atij vendi diēka do tė mėsonin, me hir a me pahir, nė mos pėr tjetėr arsye, pėr pragmatizėm)...

Ndaj, po i drejtohem pėrsėdrejti zotit kryeministėr tė Shqipėrisė: ky qenka, nė thelb, mesazhi i demokracisė suaj?! Njė demokraci sipas modelit Putin; modelit Ben Ali; modelit Mubarak? Pėr tė lėnė mėnjanė mikun tuaj Berlusconi - "losco figuro", pėr ta thėnė me njė shprehje italiane... ??

Duke iu kthyer "legjitimitetit" tė njė kryeministri pėr tė kontrolluar tabulatet telefonike tė katėr gazetarėve shqiptarė, po i bėj njė propozim gjithkujt nė Shqipėri e nė diasporė: gjithė shqiptarėt t'i dėrgonin komisionit parlamentar tė hetimit nė mėnyrė vullnetare tabulatet telefonike. Njerėz qė janė kundėr qeverisė, apo edhe ata qė janė berishanė tė betuar; pak rėndėsi ka. Jemi shqiptarė tė gjithė, me gjuhėn tonė tė mrekullueshme, me vogėlsinė tonė gjeografike e politike; me vobektėsinė, varfėrinė, agresivitetin e bujarinė ballkanase, me dinjitetin e sakatllėkun psikologjik tė njė vendi tė dėmtuar nga 47 vite diktaturė.

Le t'i bėjmė dhuratė kryeministrit Berisha tabulatet telefonike. Ėshtė e vetmja mėnyrė pėr t'i bėrė ata katėr gazetarė shqiptarė tė ndihen mė pak tė rrezikuar e mė pak tė vetmuar, ngaqė kjo nuk ėshtė njė kauzė e katėr gazetarėve, e gjashtė gazetarėve e dhjetė syresh. Nuk ėshtė - aspak - kauza e dy forcave politike, e dy "gjelave" politikanė: Berisha e Rama. Kjo ėshtė nė radhė tė parė kauza e Shqipėrisė. Nga cilado anė e "istikamit" qė shqiptarėt tė gjenden, ajo qė ėshtė nė kandar ėshtė e ardhmja e Shqipėrisė - e po tė hiqnim dorė nga "istikami" qė na ėshtė ngulur si gozhdė nė tru do ishte njė ēlirim pėr tė gjithė ne.

E kotė dhe propagandistike ēdo rrekje pėr fjalė bombastike si: "patriotizėm", "shqiptari", "demokraci". Liria dhe e ardhmja e atij vendi fillon nga e drejta e shtypit tė komunikojė me kėdo, tė shkruajė atė qė don tė shkruajė.

Dhe Ju, zoti Kryeministėr, jeni pėrgjegjės:

pėr shėmtinė, varfėrinė, ējerrjet kėrcėnuese, pėr mashtrimin;

pėr manipulimin, korrupsionin pėrgjatė viteve;

pėr vrasjet e 21 janarit.

Jeni pėrgjegjės pėr frymėn pėshtymore qė keni mbjellė (me hir e me pahir) nė kėtė/atė vend.

2

Problemi juaj, zoti Kryeministėr, nė kėtė ēast quhet Sali Berisha, e nga ai problem nuk besoj se do tė liroheni dot mė. Ndėrkohė, ama, lėreni Shqipėrinė tė marrė frymė. Ju keni humbur, por ende nuk doni ta qasni kėtė nė ndėrgjegje. E ajo qė paguan e qė do tė vazhdojė tė paguajė (si ngaherė, nė ēdo vend, e ky ėshtė i vetmi "ngushėllim" pėr ne naivėt) ėshtė Shqipėria e njerėzve akoma mė naivė; e njerėzve me njė kod nderi e besnikėrie; e njerėzve qė e kanė tė vėshtirė tė mosbesojnė nė shefin, cilido qoftė ky, si nė ēdo vend tė botės.

Ju morėt ē'ishte pėr tė marrė nga Shqipėria. Tani merrni llogaritė tuaja bankare, nė emėr tė kujtdo qė ato llogari tė jenė, dhe largohuni. Dilni nė pension. Kėqyrni njė perėndim dielli, diku, nėse ndėrgjegja jua lejon. Jini i lumtur nėse mundeni. Pėrpara se tė jetė vonė pėr atė vend tė vogėl. Sepse "bota" - me kthjelltėsinė e lojrave gjeopolitike - nuk e ēan kokėn pėr Shqipėrinė: ky vend/ai vend ėshtė ēėshtja jonė. Dhe komuniteti ndėrkombėtar, nė kėtė ēast i ngėrthyer nė kėrthizėn e tė tjerave bela, mė tė mėdha se Shqipėria, nuk ka bėrė lojėn tuaj kėto ditė ngaqė ju dashuron apo ju mbėshtet, apo ju respekton. Ka bėrė thjesht ca deklarata tė vakta, ca shpėrndarje tė "barabarta", keqardhėse and politically correct tė pėrgjegjėsive tė "dhunės" sė 21 janarit, thjesht sepse kėshtu i volit nė kėtė ēast. Ju e dini krejt mirė, se "bota" ju shkarkon, lan duart nga ju, sapo t'i bėheni shumė "i rėndė" dhe "i sikletshėm". Por ai qė do tė vazhdojė tė paguajė pėr cinizmin e "botės" e pėr papėrgjeshmėrinė tuaj si kryeministėr ėshtė populli shqiptar. Ndjeni, ende, njė fije pėrgjegjėsie ndaj atij vendi, kryeministėr?

Ju bėni sikur jeni i gjorė mendėrisht, por kėshtu nuk jeni. Ju jeni shumė mė i rrezikshėm se kaq. E njėkohėsisht mė dritėshkurtėr se kaq.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum