Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Grushti i shtetit si fanitje politike e kryeministrit

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

E dine te gjithe se z.Berisha e ka zakon te jete hiperbolik edhe kur lavderon edhe kur anatemon. Ai nuk e ka per gje te perdore per militante te rendomte lavderime te shkalles se larte qe gjuha i ka krijuar per te dalluar njerez gjeniale. Me te njejten lehtesi ai nuk e ka per gje te perdore per kundershtaret apo prishaqefesit e tij ne Shqiperine e vogel akuza dhe epitete qe historia ua ka taksur mostrave te njerezimit.


E gjithe kjo deshmon raportin e tij te deformuar pragmatist dhe propagandistik me te verteten. E shohim qarte edhe ne leximin qe i ka bere dhe vazhdon ti beje demonstrates se 21 janarit.


Ne vend qe te lexoje mesazhin e pjesemarrjes se jashtezakonshme te qytetareve ne kete demonstrate cfare do te ishte detyra numer nje e nje burri shteti ben sikur nuk e ka pare fare kete element themelor te demonstrates.


Ne vend qe te lexoje ne te dyja anet e medaljes mesazhin e revoltes se disa te rinjve qe sic po rezulton nga hetimi i veprimeve te tyre te dhunshme kunder policise jane kryesisht te papune te pashprese dhe te perjashtuar nga kuadri i mundesive per te punuar e konkurruar numeron vetem guret qe ata kane hedhur nga deshperimi dhe zemerimi. Ne vend qe te niset nga plumbat per te shkuar te guret merret vetem me guret duke harruar plumbat qe moren jete protestuesish te pafajshem.


Ne vend qe te krenohet ne fund te fundit me qytetaret e vendit te tij te cilet dy dekada me pare deshironte ti shihte te zgjuar antikonformiste te papajtueshem me korrupsionin te brumosur me virtytin e trimerise civile pra ne vend qe te shqiptoje frazen e famshme populli im u poq qe te zbrese ne rruge per zgjedhje te lira dhe per moral te paster ne qeverisje shkon dhe nderon me tendence ata qe kane shkelur ligjin duke qelluar me arme zjarri mbi demonstruesit ne bulevard.


Ne vend qe ti shkarkoje menjehere ata qe nuk diten te nderojne uniformen dhe detyren duke vrare civile ne bulevard shkon dhe i shperblen i mbron nga hetimi.
Por nuk mbaron ketu nuk mbaron me kaq.


Ne vend qe te lexoje demonstraten popullore ne teresine e saj nga fillimi ne fund nga sheshi Skenderbej te sheshi Nene Tereza ai po mundohet qe prej nje jave te mpikse me ekseset e nje pakice demonstruesish para nderteses se kryeministrise idene e nje Grushti Shteti te organizuar nga opozita per marrjen e pushtetit me dhune


fare Grusht Shteti Po te mos ishin vrare njerez paqesore e te pafajshem ne demonstraten e se premtes do te qeshnim me te madhe me kete hiperbole politike qe tingellon sa donkishoteske aq edhe qellimkeqe do te qeshnim me arsenalin e golpisteve me guret bishtat e cadrave dhe shkopinjte e pankartave do te qeshnim me tablote sinoptike te kryeministrit per parahistorine historine dhe vazhdimesine e pucit te deshtuar do te qeshnim me rolin e te shpetuarve qe po luajne mes gardisteve policeve dhe ushtarakeve te hutuar te pakercenuarit nga kurrkush-demonstrata ishte lene ne fund jave pas mbarimit te orarit zyrtar pikerisht per te mos shqetesuar pale per te kercenuar zyrtaret ne zyrat e tyre do te qeshnim me nje mori detajesh e elementesh te tjere te kesaj fanitjeje te rralle qe kryeministri i Shqiperise jo nga padija besoj por per arsye te tjera i ve nje emer tjeter per tjeter nje emer te rende emrin Grusht Shteti.


Por Garda e Republikes ka vrare njerez te pafajshem te premten. Dhe ky fakt tragjik na pengon te qeshim.


Profesoret e historise dhe teorive te shteteve do ti ngelnin ne klase Berishen dhe tere anetaret e kabinetit te tij po ti merrnin ne provim per perkufizimin dhe karakteristikat e Grushtit te Shtetit.


Katilina ne Romen e lashte Napoleon Bonaparti ne Francen e fillim shekullit te nentembedhjete apo gjenerali Pinocet ne Kilin e vitit 1974- per tu mjaftuar vetem me tri shembuj nga historia marrjes se pushtetit me grushte shteti- do te nenqeshnin me percmim me opereten berishiane te grushtit te shtetit nga nje demonstrate popullore opozitare e paralajmeruar me te gjitha borite e mediave.


A ka njeri me nje minimum kulture qe nuk e di se cfare eshte grushti i shtetit A ka njeri qe nuk e di se grushti i shtetit ka kuptimin e perbetimit komplotist per marrjen e pushtetit me forcen e armeve brenda per brenda regjimit dhe pallateve te regjimit A ka njeri qe nuk e di sa rendom jane ushtaraket qe bejne grusht shteti


A ka njeri qe nuk e di se grushti i shtetit nuk behet me gure me cadra me shkopinj nuk behet me popull nuk behet nga opozita dhe nga qytetare te paarmatosur qe dalin sheshit dhe i deshmojne sheshit kerkesat dhe qellimet e tyre mu perpara mediave institucioneve policise gardes. Grushti i shtetit nuk ka asgje te perbashket me protestat demonstratat dhe revoltat popullore ne shoqerine demokratike. Konfondimi i tyre pa qellim tregon injorance.


Konfondimi me qellim eshte nje akt i paster antidemokratik qe kerkon te delegjitimoje protesten dhe demonstraten si e drejte dhe arritje demokratike. Nuk jane kaq afer protestat dhe demonstratat ne nje ane me grushtin e shtetit ne anen tjeter qe te mund te konfondohen kaq lehte. Kufiri mes tyre nuk eshte fluid.


Ato jane shume larg dhe dallojne si dita me naten. Grushti i Shtetit dallon qarte edhe nga revolucioni apo kryengritja e armatosur pavaresisht se jane qe te dyja te papranueshme per demokracine. Ne revolucion ka pjesemarrje popullore. Grushti i shtetit eshte nje akt klike.


Gjerat ne kete bote kane emrat e tyre. Semundjet kane emrin e tyre. Fenomenet politike dhe shoqerore gjithashtu. Po te viheshin tjeter per tjeter emrat e semundjeve do te vdisnin njerez. Mjeket injorante apo ngaterrestare do te merrnin hakun. E njejta logjike vepron edhe ne politike. Pavaresisht se efektet e injorances dhe ngaterresave ne politike jane me te ngadalshme. Por me katastrofike pa dyshim.


fare ka pasur me 21 janar ne bulevardin Deshmoret e Kombit Ka pasur nje demonstrate me pjesemarrjen e nje numri rekord njerezish nga gjithe Shqiperia- me i madhi manifestim proteste i opozites shqiptare. Kjo demonstrate ka pasur disa eksese qe po hetohen dhe per te cilat do te jepet verdikti sipas ligjit.


Opozita ka denoncuar keqtrajtimin e demonstruesve te ndaluar por nga ana tjeter ka mbeshtetur gjykimin sipas ligjit te cdo akti dhune te demonstruesve te vecante. Kjo eshte demonstrata qe zbriti ne bulevard per te kerkuar largimin e qeverise dhe nje zgjidhje te re politike.


Opozita e di shume mire se marrja e ndertesave eshte nje marrezi marrja e ndertesave nuk eshte marrje e pushtetit. Pushteti legjitim eshte kudo ku eshte mbajtesi i tij. Edhe ne maje te malit po te shkoje. Opozites nuk i leverdis qeverisja e sotme edhe po tia japin ne pjate e jo me ta marre me dhune per te mos e gezuar as edhe nje dite te vetme e per te dale pergjithmone nga politika.


Demonstrata kerkoi nje zgjidhje te re per te gjitha ato arsye qe opozita i ka bere publike. Kaq eshte. Dhe sdo te kete asgje thelbesore pertej kesaj. Ca me pak do te kete nje grusht fantazmagorik shteti me cadra dhe gure nga nje pakice e vogel demonstruesish.


Por nuk jane keto qe do te shenoje pergjithmone ne memorie 21 janarin e opozitarizmit shqiptar ne Tirane. Jane vrasjet me arme zjarri te tre demonstruesve nga forcat e Gardes se Republikes. Vrasjet kane eklipsuar gjithcka tjeter. Vrasjet jane shkaku kryesor qe qeveria po ngulmon ne idene absurde te grushtit te shtetit.


shte nje ngulmin sa instiktiv per te justifikuar gjakun qe u derdh aq edhe i menduar keq per te rreshtuar institucionet per te ndare shoqerine. Sa arkaike dhe pa te ardhme jane keto qasje Ashtu sikurse opozita nuk mund te beje grusht shteti edhe po te luaje mendsh po ashtu Berisha me besniket e tij nuk mund te imponoje shtetin politik apo partine shtet sic ka bere gjithe keto dite.


Paradoksalisht per te po jo per natyren e zhvillimeve bashkekohore me cdo hap dhe cdo veprim qe hedh kunder parimeve te shtetit ligjor ai nuk ben gje tjeter vecse vete-shtrengohet me shume si nga nje morse. Shqiperia nuk mund te shkoje ne kunder-rrjedhe te zhvillimeve europiane dhe arritjeve te saj te deritanishme. Shteti ligjor mirepret cdo denoncim serioz nga kushdo dhe patjeter edhe nga qeveria ne radhe te pare nga qeveria por shteti ligjor nuk mund te ushqehet me fanitje.

Infoarkiv



Last edited by Admin on Fri Apr 06, 2018 1:23 am; edited 5 times in total

Share this post on: reddit

prove

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum