Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Diktatoret dhe grate e tyre

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f70/15/70/70/45/hitler10.jpg">Pas ēdo tirani nė arrati me pasuri dhe flori zakonisht ndodhet bashkėshortja e pangopur. Ja disa prej kėtyre personazheve qė janė po aq tė urryer sa edhe bashkėshortėt e tyre

Kjo nuk ėshtė njė punė qė njoftohet nėpėr gazetat e specializuara pėr gjėra tė tilla, por sigurisht ėshtė njė nga punėt qė tė dynd me para dhe pushtet pėr njė kohė tė gjatė. Emri i kėsaj pune ėshtė: grua diktatori.

Aplikantet e suksesshme mund tė kalojnė jetėn e tyre, pas “fillimit tė kėsaj pune, me disa prej njerėzve mė tė pakėndshėm nė planet, por nė kėmbim tė kėsaj sakrifice sublime ato shpėrblehen me pasuri tė pallogaritshme, me pallate tė shtrenjta, pushtet dhe njė standard jashtėzakonisht tė lartė jetese, edhe kur gjėrat nuk shkojnė mė mirė si nė ditėt “e arta” tė pushtetit. Me njė menaxhere tė kujdesshme pėr ditėt e kėqija (me heqjen mėnjanė pak nga pak nė llogari bankare jashtė vendit tė sasive tė mėdha tė arit) njė diktator nuk do tė ketė kurrė probleme financiare edhe kur ta pėrzėnė nga pushteti. Tė paktėn standardi i tij i jetesės nuk do tė ndryshojė aspak. Por ato qė kanė dėshirė qė tė “punojnė” si bashkėshorte diktatorėsh duhet qė tė jenė vazhdimisht tė ndėrgjegjshme se ka gjithmonė njė rrezik qė masat e shtypura tė popullit, nė njė moment tė veēantė tė iluminohen dhe nė kėtė rast ato duhet qė tė pėrgatiten qė tė bėjnė njė metamorfozė brenda vetes pra tė ndryshojnė statusin nga gra diktatori nė gra ish-diktatorėsh.

Rrėzimi i Presidentit tė deritanishėm tunizian, Ben Ali, pas 23 vitesh pushteti despotik nė vendin e bukur turistik ėshtė njė shembull i gjallė i faktit qė nė kėtė botė sado qė ta kenė pėr disa kohė tė ēelikosur pushtetin, diktatorėt nuk qėndrojnė pėrgjithmonė. Vjen njė ditė qė mbushet kupa dhe ata pėrmbysen..kjo do tė thotė qė tė paktėn gratė e tyre qė nuk ėshtė se kanė shumė punė pėr tė bėrė, duket qė pak nga pak, edhe kur janė nė ditė tė mirė, tė bėjnė plane pėr tė ikur me duart plot nga vendi nė tė cilin kanė sunduar dhe tė cilin e kanė dhunuar duke i dhėnė edhe njė dhunim tė fundit dhe njė grabitje pėr t’u vėnė kapak tė gjitha tė mėparshmėve. Njė grua e “menēur” diktatori di qė tė pėrgatitet pėr ditėt e kėqija, qė nė kohėt e mira.

Bashkėshortja e ish-presidentit tunizian, Leila, ishte njė nga ato gra qė e kishte pasur nuhatjen tė fortė dhe si pasojė kishte kohė qė pėrgatitej pėr njė rast “fatkeq”. Sipas raporteve tė kėsaj jave, ish-berberja 53-vjeēare, bija e njė shitėsi zarzavatesh, kishte kohė qė organizonte ikjen pėrmes zhvendosjes sė 37 milionė paundėve marrė nga banka e vendit tė saj nė atė tė Dubait dhe mė pas nė Arabinė Saudite. Zyrtarėt e bankės tuniziane nuk e kanė pranuar ende njė akuzė tė tillė, pra pėr ēlirimin e kėsaj sasie shumė tė madhe tė arit, por njerėzit nė rrugė nuk kanė dashur qė t’ia dinė nga kėto deklarata dhe kanė kėrkuar nėpėr rrugėt e vendit nė tė cilat janė derdhur pėr tė protestuar se duan qė ari t’u kthehet pas. Njerėzit e dinė shumė mirė qė njė klan gjakpirėsish si ai i njerėzve tė afėrm tė ish-zonjės sė parė nuk do tė qėndronte duarlidhur ndėrsa pushteti i Ben Ali shembej.

Ata kanė marrė me vete pasuri tė mėdha pėr tė vazhduar siē ndodh gjithmonė me ish-diktatorėt dhe familjet e tyre jetėn e lumtur edhe pas rrėzimit nga pushteti. Ky ėshtė njė fakt qė nuk mund tė mohohet dhe qė mund tė ilustrohet me shumė raste ish-diktatorėsh qė e kanė bastisur vendin para se ta linin.

Njė grua diktatori ka njė pozicion shumė mė tė favorshėm se ai i bashkėshortit tė saj. Ndėrsa disa diktatorė pėrfundojnė nė gjykatė pėr krime lufte dhe janė pjesė e proceseve tė gjata gjyqėsore si nė rastin e Millosheviēit, Sadam Huseinit, apo Ēarls Tejlorit, njė grua “e pafajshme” diktatori nuk pėson njė nga kėto persekutime. Udhėtimi i ish-zonjės sė parė tė Tunizisė me gjithė kėtė sasi ari ėshtė vetėm njė nga rastet e udhėtimeve tė tilla tė bėra gjatė kohėsh nga gratė, apo tė afėrmit e diktatorėve tė pėrmbysur nė tė gjithė botėn. Tė paktėn po t’u referohemi 5 dhjetėvjeēarėve tė fundit kemi shumė shembuj me tė cilėt mund tė ilustrojmė kėtė dukuri. Lėvizjet dhe trazirat e mėdha politike tė viteve ’70 dhe ’80 sollėn njė sėrė ndryshimesh nė regjimet e Amerikės Latine, Lindjes sė Mesme dhe Azisė Juglindore. Pjesa mė e madhe e ish-diktatorėve tė pėrmbysur, qė kanė qenė pro-perėndimorė, janė strehuar nė vendet e Europės Perėndimore dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Gruaja e Shahut tė Iranit, Farah Pahlavi, ende vazhdon qė tė jetojė mes Parisit dhe Nju Jorkut, ndėrsa ish-gruaja e diktatorit tė Filipineve, Imelda Markos, jeton e lumtur dhe e pasur nė Havai dhe madje ėshtė duke u pėrpjekur, me gjithė moshėn e madhe, qė tė kthehet nė mėnyrė tė suksesshme nė vendin e saj nė rolin e njė politikaneje.

Njė tjetėr rast mė i freskėt ėshtė ai i Arabisė Saudite qė ėshtė shndėrruar nė njė destinacion pėr strehimin e “burrave tė fortė” tė botės myslimane. Ben Ali qė ėshtė vendosur nė kėtė vend, pasi u pėrzu nga vendi i tij pasoi ugandezin kriminel, Idi Amin, dhe ish-presidentin pakistanez, Mushaf, tė cilėt i kėrkuan gjithashtu strehim mbretėrisė sė sauditėve kur e panė se populli i tyre i pėrzuri me shqelma. Por jo tė gjitha ikjet nė mėrgim vazhdojnė sipas planifikimit. Ndonjėherė nė kėtė rrugėtim ndodhin edhe tė papritura. Elena Ēaushesku dhe bashkėshorti i saj, Nikolae, u pėrpoqėn qė tė shpėtonin lėkurėn pėrmes helikopterit tė tyre privat kur regjimit tė tyre brutal i erdhi fundi nė vitin 1989, por nuk arritėn qė ta realizonin duke u kapur nga revolucionarėt dhe duke u ekzekutuar pas njė gjykimi shumė tė shkurtėr dhe shumė tė shpejtė.

Ata qė arrijnė t’i shpėtojnė kėtij gjykimi kaq tė shpejtė, jeta nė luks nuk ėshtė njė garanci nė tė gjitha rastet. Sarah Kyolaba Amin, gruaja e pestė e diktatorit tė Ugandės, pėr tė fituar bukėn e gojės pas rrėzimit nga pushteti i tė shoqit punon si modele veshjesh nė Gjermani. Mė pas u zhvendos nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr tė ēelur njė kafene e cila u mbyll pėr shkak tė vėrejtjeve tė inspektorėve tė shėndetėsisė.

Gruaja e Musolinit ia hodhi mė mirė se e dashura e Duēes, Klareta Petaēi, e cila u ekzekutua nga partizanėt italianė. Gruaja arriti qė t’i mbijetonte luftės dhe tė kalonte pjesėn e mbetur tė jetės duke drejtuar njė restorant makaronash nė vendin e saj tė lindjes. Por kėshilla mė e mirė pėr ato qė duan tė punėsohen si gra diktatorėsh ėshtė “mbani gjithmonė me vete njė ēantė me para. Asnjėherė nuk i dihet”.

Michele Bennet

Bennet, njė grua shumė e sofistikuar u martua me Zhan Klod Dyvaljenė nė vitin 1980 me njė dasmė qė kushtoi 5 milionė dollarė. Nė Haiti regjimi i Duvaljesė pėrdori frikėn dhe represionin pėr tė nėnshtruar dhe zhvatur popullin, pėrmes policisė sekrete dhe transferoi miliona dollarė nė bankat europiane. Ēifti shkoi nė Francė, mė saktė nė Rivierėn franceze pėr tė vazhduar jetė nė luks edhe pas rrėzimit tė diktatorit. Pas dhjetė vitesh nė mėrgim, ata u divorcuan dhe thuhet se Duvalje humbi shumė pasuri me kėtė rast.
Sarah Kyolaba Amin

Ishte gruaja e 5-tė e Idi Aminit, e cila iku sė bashku me tė nė Libimkur, i shoqi u pėrmbys nga pushteti nė vitin 1979. Nė vitin 1982 ajo e la Idin dhe kėrkoi strehim politik nė Gjermani ku punoi si modele veshjesh tė brendshme. Nė vitin 1999 i shpėton njė dėnimi me burg nė Londėr. Tani, 55-vjeēare ėshtė organizuese festash po nė Londėr. Vitin e kaluar mori njė ēmim pėr tė shoqin i cili konsiderohet si Presidenti mė i mirė i Ugandės nė tė gjitha kohėrat. Nė fakt, ishte njė superkriminel
Begum Sehba Musharaf

Begum Sehba Musharaf e kaloi pjesėn mė tė madhe tė kohės si gruaja e Presidentit duke pritur zonjat e para tė vendeve tė tjera nga gruaja e Bushit e deri te Rania, Mbretėresha e Jordanisė. Musharaf u pėrball me akuza pėr shkelje tė Kushtetutės sė vendit dhe u dorėhoq nga posti presidencial nė vitin 2008 dhe u zhvendos sė bashku me tė shoqen nė njė apartament shumė luksoz nė qendėr tė Londrės.
Farah Pahlavi

U martua me ish-shahun e Iranit nė vitin 1959 nė moshėn 21-vjeēare. Pėr pjesėn mė tė madhe tė kohės ishte njė figurė popullore, ndėrsa regjimi shihej si njė tregim qė gjithnjė e mė pak mbronte interesat e njerėzve, nė vitin 1979 lė Iranin me shahun e pėrmbysur dhe katėr fėmijėt e tyre pas Revolucionit islamik. Shahu thuhet se mori shumė pasuri me vete e zhvendosi familjen nga njė vend nė tjetrin. Qė nga ajo kohė ajo pati shumė tragjedi personale me dy fėmijė qė vranė veten. Megjithatė pasuria e familjes mbetet e madhe.
Murjana Markoviē

Thuhet se ajo ishte forca e vėrtetė e ēiftit Millosheviē “kasapit tė Ballkanit” qė vdiq ndėrsa po gjykohej nė Hagė. Mirjanna ėshtė nė mėrgim nė Francė dhe akuzohet pėr pėrfitim miliona eurosh nga kontrabanda e cigareve. Ka pasur fiksim peliēet, havjarin, parfumin francez dhe operacionet plastike
Cathrine Martine Denguiade

Jean Bedel Bokasa erdhi nė fuqi nė Republikėn e Afrikės Qendrore nė vitin 1977 dhe e dekretoi qė tė gjithė nxėnėsit duhet qė tė mbanin uniforma. Pati shumė protesta, sepse furnizuesja e vetme nė vend e uniformave ishte pikėrisht bashkėshortja e tij, Cathrine. Kur ai u pėrmbys nė vitin 1979 ēifti shkoi nė Francė pėr tė jetuar nė njė kėshtjellė nė periferi tė Parisit.
Bobi Ladawa

U martua nė vitin 1980 me diktatorin e Zairesė, Mobutu Sese Seko. Bobi Ladawa ishte gruaja e tij e dytė edhe thuhet se diktatori pati fėmijė edhe me motrėn e saj binjake. Nė vitin 1997 ikin nga vendi pas 31 vitesh nė pushtet. Gjetėn strehė nė Marok, por njė vit mė pas diktatori vdiq nga kanceri i prostatės. Thuhet se gjatė kohės nė pushtet vodhi miliarda dollarė.
Margot Henecker

Gruaja e ish-liderit tė Gjermanisė Lindore vetė njė ish-ministėr i Arsimit iku nė Moskė nė vitin 1991 pėr tė shmangur gjykimin pėr krime. Ajo kishte pseudonimin “shtriga rozė”. Njė vit pas vajtjes nė Moskė u pėrzu nga Boris Jelcin. Honeker jeton nė Kili tani.
Samira Shahbandar

Gruaja e dytė e Sadam Huseinit. Ai pati pas saj edhe dy tė tjera. Ata tė dy kishin marrėdhėnie me njėri-tjetrin kur ende ishin tė dy tė martuar me persona tė tjerė. Ajo iku nga Iraku nė Liban pas sulmit amerikan. Nė njė intervistė tha se kishte marrė nga Sadami 5 milionė dollarė kesh para se tė ikte si dhe shumė sasi ari

Burimi: Gazeta Shqip

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum