Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Tumori i gjakut, semuren me shume meshkujt

Go down  Message [Page 1 of 1]

Adminn

avatar

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f70/15/70/70/45/blood-10.jpg">Njė nga trajtimet i konsideruar si fjala e fundit e shkencės pėr efektshmėrinė e trajtimin e tumoreve tė gjakut ka mbėrritur edhe nė vendin tonė. Ndėrsa pak ditė mė parė, nė njė konferencė zhvilluar nė Vjenė, mjekėt mė tė mirė hematologė raportuan lidhur me trajtimin e ri. Konkretisht medikamenti pėrdoret pėr tė sėmurėt me tumore tė gjakut, leucemi. Aktualisht sipas shėrbimit tė hematologjisė nė qendrėn spitalore universitare “Nėnė Tereza” janė rreth 70 pacientė qė vuajnė dhe marrin trajtim pėr format e tumoreve tė gjakut. Deri tani trajtimi qė ata kanė marrė ėshtė pėrfshirė nė rimbursimin qė sigurohet nga shteti. Por trajtimi i ri, sipas ekspertėve tė huaj dhe vendas, jo vetėm qė ėshtė efektiv dhe rrit cilėsinė e jetės, por nga ana tjetėr sjell edhe shėrim tė plotė. Leukoza Mieloide Kronike (CML) ėshtė njė kancer i rrallė i gjakut. Nė mbarė botėn CML ka njė incidencė 1-2 raste pėr 100 mijė njerėz nė vit. Ajo zakonisht prek moshėn e mesme dhe njerėzit nė moshė tė vjetėr, me njė moshė mesatare tė diagnozės 55-60 vjeē. Rreth 2 pėr qind e rasteve tė diagnostikuara janė fėmijė. Ėshtė shumė pak mė e shpeshtė te meshkujt, edhe pse arsyet pėr kėtė janė tė panjohura. “Brenda njė periudhe tė shkurtėr kohe, ne kemi parė pėrmirėsime tė ndjeshme nė menaxhimin dhe trajtimin e CML si rezultat i EUTOS”, tha prof. Michele Baēarani, Universiteti i Bolonjės, Itali, njė nga investiguesit kryesorė, pjesėmarrės nė konferencėn europiane e zhvilluar pak kohė mė parė nė Vjenė. CML ėshtė njė malinjitet hematologjik nė tė cilėn qelizat e bardha tė gjakut rriten shumė nė numėr dhe janė tė papjekura. CML karakterizohet nga njė shkėmbim jonormal i materialit gjenetik. Njė pjesė e shkėputur e kromozomit 9 zhvendoset nė drejtim tė kromozomit 22 dhe njė pjesė e kromozomit 22 zhvendoset nė drejtim tė kromozomit 9 me njė fenomen tė njohur si “translokim”. Kromozomi 22 i shkurtuar referohet si kromozomi Philadelphia (Ph). Qėllimi pėrfundimtar i terapisė ėshtė eliminimi komplet i kromozomit Philadelfia nga palca e kockave, i quajtur pėrgjigje citogenetike komplete (CCyR) dhe reduktimi i sėmundjes sė mbetur nė njė nivel minimal, i matshėm vetėm me metoda molekulare dhe qė quhet pėrgjigje molekulare madhore (MMR).

Burimi: Gazeta Shqip

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum