Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Shkoder: historia qe po zhbehet!..

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f60/15/70/70/45/shqipe11.jpg">Ėshtė qyteti qė prej shekujsh njihet pėr kulturėn dhe civilizimin e lartė nė historinė e kombit shqiptar.

Shkodra, qyteti qė pėrballoi nė rrjedhėn e historisė luftrat, shkatėrrimin e ringritjen pa humbur asnjė nga pjesėt e mozaikut tė saj tė vlerave, por qė pikėrisht nė kėtė pikė nuk mundi t’i bėnte ballė 20 viteve demokraci pėr tė cilėn aq shumė dha dhe qe aq shumė i kushtoi. Shkodrės se Migjenit, Gurakuqit, Mjedės, Shkodrės ku punoi dhe vdiq Fishta, Shkodrės sė simboleve tė humbura.

Ėshtė e vėshirė tė hedhėsh hapa nė rrugėt e rrugicat e Shkodres me dy realitetet e tyre paralele, mes pallatesh tė reja shumė katėshe, e shtėpive karakteristike qindra vjeēare qė kanė nisur tė humbin me shpejtėsi, mes kishave e minareve, mes betonit ku se fundmi lexohen qartė hartat e lėna nga uji i pėrmbytjeve. Nė Shkodrėn e pikturave, e operas sė parė Mrika, e kardinalit tė parė Koliqi, e mbretėreshės Teuta, e kėshtjellės sė pėrjetėsisė, nė Shkodėr qytetin e Lulit tė Vocėrr, ku edhe Migjeni ėshtė kthyer nė personazhin e harruem tė poemave tė tij.

Ne kete gjendje eshte katandisur sot nje nder symbolet e ketij qytetit dhe te gjithe Shqiperise, poeti e prozatori rebel qe shenoi kthimin e nje faqeje ne letersine shqiptare. Millosh Gjergj Nikolla ndryshe i njohur si migjeni, poeti i mjerimit, djaloshi qe shprehu forte me pene pakenaqesite ndaj realitetit, mashtrimit, hipokrizise, skamjes, me nje vrrull qe oshetin me force edhe sot ne rruget e Shkodres se varfen.

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi
kur shefftyra tė zbeta edhe sy tėjeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanėjetėn e vet derisa tė vdesin.

Rikonstruktimi dhe zhvendosja e bustit eshte premtuar shpesh por deri ne keto momente asgje nuk eshte bere realitet. E Migjeni i shperfytyruar duket thuajse i tepert mes makinave, pallateve e kjoskave ku shiten qofte.

Pervec ketij busti te percytnuar asgje tjeter nuk lidh Shkodren me Migjenin pasi edhe shtepia ku ai u lind e u rrit ka mese 17 vjet qe nuk eshte me muze por nje qender kishtare qe nuk ka kurrfare lidhje me te. Duket sikur dikush kerkon te zhduke cdo shenje te tij, ndoshta per shkak te faktit se rreshtat e Migjenit edhe sot 72 vjet pas vdekjes mbeten ende aktuale jo vetem ne Shkoder, por ne te gjithe Shqiperine.

Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj

Te njejtin fat si Migjeni ka edhe Ndre Mjeda. Nga poeti shkodran ne qytet nuk gjendet asnje gjurme. Nderkohe qe shtepia muze ne Kukel te Bushatit i perngjan me shume nje stalle per bagetine.

Dikur ketu ishin te vendosura shume prej objekteve te tija vetjake si shtrati, skrivania ku punonte e sende te tjera te cilat firuan me kohen. Qe nga ai moment kjo shtepi dhe kisha ngjitur saj ku prifti poet sherbeu per vite te tera u lane ne meshiren e fatit, askush nuk u kujtua me per andrat e jetes se Mjedes.

Shteti i sotem ashtu si i djeshmi qe kishen e pat kthyer ne depo armesh e ka mbuluar Mjeden me pluhurin e harreses e thuajse perēmimit.

As Migjenit, as Ndre Mjedes, por as at Gjergj Fishtes figures me te madhe dhe me te fuqishme te letersise shqiptare te gjysmes se pare te shekullit te 20 nuk i gjendet as shenja ma e vogel ne Shkodren ku ai futi per here te pare gjuhen shqipe ne shkolla, ku punoi e dha shpirt ne 1940. Vetem ne fshatin fishte mbahet ende ne kembe nje rrenoje, shtepia ku dikur ka jetuar ai qe konsiderohet si Homeri i koheve moderne.

Kaq dhe asgje me shume, si simbol i turpit, i humbjes se identitetit, i antivleres qe sundon mbi vleren, i asaj qe vete Fishta i madh do ta quante ne nje nga veprat e tij, Poema e Gomarit te Babatasit, ku ironizohen deputete, ministra e drejtues te kohes. Vargje te largeta, por njekohesisht edhe kaq te aferta e aktuale.

Pas rrotullimeve te kota ne Shkoder per te gjetur Migjenin, Fishten e Mjeden, nisim turravrapin per te prekur te pakten Luigj Gurakuqin. Imazhet e fundit te shtepise muze i perkasin filmit shqiptar “Cifti i lumtur”, sekuencat e te cilit jane luajtur pikerisht ne shtepine e tij.

Realiteti qe shfaqet perballe eshte shokues, shtepia nuk ekziston me, e ne vend te saj eshte ngritur nje vile moderne tre kateshe, kati i pare i se ciles eshte nje oficine per rregullimin e makinave. Edhe ketu si ne pjesen me te madhe te Shkodres, historia eshte mbytur nga neglizhenca, driteshkurtesia e betoni i ftohte.

E kote te kerkosh Pashko Vasen sepse edhe ai fshihet i harruar ne nje nga rrugicat e vjetra te Shkodres. Shtepia muze ka rreshtur se qeni e tille dhe dera e madhe e saj sot nuk eshte me e hapur per vizitoret.

5 Herojte e Vigut, sot qendrojne te heshtur ne nje cep mes plerash se bashku me deshmoret e atdheut, ne vend tyre nje monument me shume se i rendomte, a thua se Shkodra ky djep i kultures shqiptare nuk kishte personalitete mjaftueshem qe mund te qendronin ne kete shesh si perfaqesues te denje te kultures dhe historisė se ketij qyteti. Gjon Buzuku, Migjeni, Mjeda, Fishta, Gurakuqi, Vasa, Marin Barleti, Ernest Koliqi, e shume e shume te tjere nuk kane gjetur vend ne Shkodren e re qe po zaptohet cdo dite nga nje pluhuri dhe balta e harreses, thuajse njesoj kur si ne diktature u shkaterruan kisha e xhamia e qe sot po rrenojne figurat e nje kombi te tere. Ne nje situate te tille antivlerash, natyrshem lind vetem nje pyetje a s’ju vjen marre?

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

» Historia Shqiptare

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum