Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Honore de Balzak

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

Honore de Balzak (Tur, 1799 — Paris, 1850)

Pėrfaqėsuesi mė i madh i realizmit nė Europėn perėndimore. Balzaku dominon gjithė shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afėrsisht njėqind romaneve nė 20 vjet, figurė brilante e njė shoqėrie sė cilės ai pėrfundon duke iu imponuar, Balzak pėrziehet me “fėmijėn e shekullit” duke kontribuar nė krijimin e njė miti: njė burrė aventurash dhe dėshirash nė tė njėjtėn kohė edhe ėndėrrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetės moderne. Nė qoftė se Balzaku shpallte dy tė vėrtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai njė shkrimtar revolucionar; ndėrsa bashkėkohėsit e tij e merrnin pėr realist, Bodler e pėrshėndet si njė vizionar tė mrekullueshėm. Vepra e tij pėrshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton: Ėshtė ky kompleksitet i pabesuesėm qe e bėn Komedinė hyjnore njė vepėr madhore me pėrmasa botėrore.

Njė familje e ftohtė.
I ati i Balzakut, Bernard Franēois Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez,u martua nė moshėn pesėdhjetenjė vjeēare me njė nėntėmbėdhjetė vjeēare: kjo histori e vėrtetė mund tė sherbente si pikė fillimi pėr njė roman balzakian. Nė fakt, Honore nuk do tė pushojė sė treguari pėr gratė e “keqmartuara”, pėr dramat e jetės private dhe pėr divorcet e shpeshta tė ēifteve. Njė babai liberal, besimtar i idealeve progresiste tė kohės, i pėrgjigjet njė mama, qė i do padyshim pak fėmijėt e saj dhe qė mbyllet nė trishtimin e njė jete tė vetmuar. I mbyllur ne kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fėmijeria e tij kujtime tė pakta, si motrat e tij– Laura, e lindur nė 1800, dhe Lorenca, nė 1802. Nė vitin 1814, familja e tij shpėrngulet nė Paris, dhe Honore bėhet nxėnės i liceut aktual tė Charlemagne. Njė fėmijė i jashtėligjshėm shndėrrohet kėshtu ne autorin e “Fiziologjisė sė martesės” ku do tė thoshte se tradhėtia ėshtė pėrgjigjja e vetme e vuajtjeve tė jetės bashkėshortore.

Fillimet e njė shkrimtari
Ishte dėshira e tė atit qė Honore tė bėhej noter. Por me tė mbaruar studimet pėr drejtėsi, ai zgjedh tė bėhet shkrimtar, vendos tė jetė bir i veprave tė tij. Nė atė kohė i riu Balzak ishte i majtė dhe ishte vėnė nė dukje pėr materializmin e tij. Nga pamundėsia ekonomike Balzaku merr me qira njė papafingo nė rrugėn Lesdiguieres dhe i futet punės. Nė fakt kjo eksperiencė rigjendet nė disa nga romanet e tij. Nė moshėn 20 vjecare Balzaku njohu jetėn e njė studenti tė varfėr dhe njė krijuesi nė kėrkim tė identitetit tė tij. Pėr t’ia dalė mbanė nė letėrsi nė vitet 20 tė shekullit XIX duhet tė shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan nje dramė “Kromuell”. Njė dėshtim i plotė. Pėr tė jetuar ai fillon tė publikojė disa romane tė vogla anti romantike dhe satirike, nėn pseudonime tė ndryshme: Jean Louis, l'Héritičre de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanė njė tė pėrbashkėt,ndikimin nga emrat e borgjezisė: Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.

Jeta private dhe frymėzimi.
Nė jetėn e tij private ngjarjet rrjedhin njėra pas tjetrės, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq nė 1825 e vetmuar pasi njohu nje ferr martesor. Pėrsa i pėrket Balzakut, ai u bė nė 1822 i dashuri i Laura de Berni, qė do t'i qėndrojė afėr pėr gjithēka, madje edhe pėr mbėshtetjen financiare nė ndėrmarrjet e tij tė mėvonshme. Nė qoftė se znj.Balzak ishte e para grua 30 vjeēare qė ai takoi, znj.de Berni ishte modeli i tė gjitha grave qė rrethojnė botėn e Balzakut, si znj.de Mortsof apo znj.de Barzheton (Iluzionet e humbura). Nga njė endje midis jetės sė tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonė i fshehur prapa pseudonimeve tė tij, shkruan disa romane nė tė cilat merr rėndėsi tema e dashurisė si “Kolonel Shabert”, ku merr formė romani balzakian, ku shfaqen tensione midis idealit dhe realitetit, viktimė e tė cilit ėshtė njė djalė i lėnduar nga gruaja qė dėshironte. Kėto romane do tė dėshtonin, por do ti shėrbenin atij nė punėn e mėvonshme.

Bizneset dhe veprat e para me vlerė Balzaku dėshiron para dhe pushtet. Kėshtu ai hidhet nė botėn e biznesit me njė fonderi dhe njė shtypshkronjė. Nė vitin 1828 vjen katastrofa e parė, qė do tė bėhet model edhe pėr tė tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, tė pamundura pėr tu realizuar, si kultivimi i ananasėve nė Paris. Pra ai ėshtė i detyruar t'i rikthehet letėrsisė. Kėtė herė Balzaku shkruan njė roman historik,sipas modelit tė Uollter Skot, ku jep njė pasqyrė tė betejave tė perėndimit nė kohėn e revolucionit. Mė pas ai shkruan njė ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesės” ku pėrshkruan me tone humori institucionin e martesės. Skenat e para te jetės private do tė shfaqen nė prag tė revolucionit tė korrikut. Ai do tė marrė emrin Honore de Balzak, dhe do tė bėhet i famshėm pėr mendimet e tij pėr gruan dhe martesėn.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum