Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Rosela Gjylbegu: “Jam kundėr vulgaritetit”

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f60/15/70/70/45/63634_11.jpg">Disi e ndrojtur, e thjeshtė por me njė zė qė tė befason Rosela ka zgjedhur qė tė mos tėrheq publikun me look ekstravagant, lajme gossip apo
ekzagjerime nė skenė, por me talentin e saj. Ajo rrėfen fillimet e karrierės nė administratė, tėrheqjen nga garat muzikore pėr disa kohė por jo nga kėnga. Si dhe pėr pjesmarrjen nė spektaklin “100 kėngėt e
shekullit”

Ėshtė njė nga zėrat mė tė bukur tė muzikės shqiptare. Nga “ethet” tani i ka mbetur vetėm njė kujtim i bukur, sepse ėshtė rritur shumė profesionalisht, ngadalė e mė pjekuri duke ditur gjithnjė atė qė duhet bėrė. Llogarit hapat e saj nė muzikė mė njė saktėsi matematikore, pa bujė, e rezervuar jo vetėm me shtypin por edhe nė jetėn e saj. Pak fjalė, me njė ndrojtje qė i jep njė aureolė misteri e tė shtyn drejt kuriozitetit pėr ta njohur mė mirė. Edhe pse ėshtė njė mision i vėshtirė.
Nuk pranon tė flasė pėr dashurinė, as kur e pyes se cili ėshtė djali ideal si njeri dhe si tip qė ajo do tė donte ta kishte nė krah tė saj.

Natyrisht jo se nuk i ka menduar ndonjėherė kėto, apo se nuk ėshtė ende e qartė nė atė ēfarė kėrkon. Pėrkundrazi, i ka shumė tė qarta por ka vendosur tė jetė e mbyllur, e rezervuar deri nė hermetike, ashtu si nuk do tė ishte kurrė njė person i skenės.
Kjo ėshtė zgjedhja e Roselės. Larg ekstravagancave apo “tėrbimeve” tė kėngėtareve tė tjera, tė cilat ēfarė nuk bėjnė pėr tė rėnė nė sy dhe pėr tė mbetur nėpėr faqet e gazetave rozė.E kam parė gjithnjė mė tė njėjtin look, tė njėjtėn thjeshtėsi, tė
njėjtėn ngjyrė flokėsh, dhe mė pėlqen ta ngacmoj duke i thėnė se sa do t’i shkonin flokėt bionde, ashtu si ndodh nė shumė nga profesioni i saj qė “zhvishen” lehtėsisht pėrpara fotografit. Sepse Rosela e ka “armėn e fortė tė saj, qė nuk ėshtė vetėm sharmi qė rrezaton por edhe talenti, zėri i mrekullueshėm tė cilit nuk ka nevojė t’i shtosh asnjė “garniturė”

Intervista





Kur e kuptove qė mund tė bėheshe kėngėtare?

Krejt rastėsisht nė njė aktivitet shkollor, nė moshėn 11 vjeēare kur
duhej tė zėvendėsoja njė shoqen time e cila po vonohej dhe mėsuesja e
muzikės mė thotė dil kėndo thjeshtė pėr tė mos krijuar hapėsira, dhe pėr
herė tė parė kėndova para njė publiku “without you” tė mariah carey ,
dhe duartrokitjet e brohoritjet ishin te papėrshkrueshme. Duke qenė se
unė bėja pjesė nė grupin e baletit tė shkollės nuk e kisha vlerėsuar
seriozisht kėngėn, thjeshtė kėndoja pėr qejf si ēdo fėmijė nė shtėpi.
Them se nga ai moment nisi ēdo gjė…
Sa mendon se ke ndryshuar nga “ethet” deri mė sot?

Nė momentin qė bėhesh person publik padiskutim jeta jote ndryshon,
edhe pse unė pėrpiqem tė jem gjithmonė vetvetja, tė qenurit nė qendėr tė
vėmendjes ka avantazhet e disavantazhet e veta.
Nėse nuk do tė kishin qenė “ethet” do tė ishe bėrė kėngėtare?

Se di nė fakt, shpesh e kam menduar kėtė, pasi para tetė vitesh nuk
ka pasur kaq shume aktivitete e mundėsi siē kanė tė rinjtė sot…ndaj unė
isha shumė me fat qė u gjenda nė vendin e duhur nė kohėn e duhur. Sot tė
rinjtė bėjnė gjithēka pėr tė qenė pjesė e televizionit, e shohin si
modė duke dalė dhe jashtė natyrės sė tyre vetėm e vetėm pėr tė qenė tė
famshėm por nuk ėshtė e thjeshtė tė krijosh njė personalitet artistik,
ndaj jam e kėnaqur qė nė televizionet tona organizohen shumė aktivitete,
talentshow e iu jepet mundėsia tė gjithėve tė provojnė veten e talentin
qė kanė.
Ēfarė ndjesie ka kur fiton ēmimin e parė nė njė festival?

I papėrshkrueshėm, ėshtė njė emocion i jashtėzakonshėm.
Rosela Gjylbegu: “Jam kundėr vulgaritetit” 164394_10150103326355990_164162295989_7293139_8358855_a



Sa tė shijon njė sukses?

Kur merr feedback nga publiku, vlerėsohesh, merr njė ngarkesė
emocionale tė veēantė qė tė frymėzon, e tė jep forcė e dėshirė tė punosh
edhe mė shumė.
Sa tė hidhėron njė dėshtim apo zhgėnjim?

Po unė mendoj qė dėshtimi ėshtė pjesė e jetės, uljet e ngritjet tė
rrisin profesionalisht dhe personalisht, bėhesh mė e fortė pėr t’u
pėrballur me vėshtirėsitė qė na servir jeta.
Kur ka ndodhur zhgėnjimi i fundit dhe pėrse?

Po siē e thashė dhe mė lart si zhgėnjimi dhe suksesi janė pjesė e
jetės se gjithsecilit. Janė moment qė na shoqėrojnė ēdo ditė, nė sfera
tė ndryshme tė jetės, momentalisht ėshtė njė moment shumė i mirė pėr
mua. Le tė shpresojmė tė vazhdojė sa mė gjatė…
Ēfarė problemesh ka muzika shqiptare sot?

Hmmm …kjo ėshtė njė temė pėr tė cilėn do duhej njė ditė e tėrė pėr ta
diskutuar. Por vė re qė gjėrat dalėngadalė po ndryshojnė, po
pėrmirėsohen dhe njerėzit po fillojnė tė bėjnė diferencėn mes artistėve
tė vėrtetė dhe atyre pseudo.
Nga se fiton njė kėngėtar shqiptar?
Kjo varet nga zgjedhjet qė bėn secili pėr veten e vet, ėshtė personale dhe s’mė pėlqen tė gjykoj.
Pse ke zgjedhur mos tė kėndosh shumė nėpėr koncerte apo lokale?

Nuk kam zgjedhur tė mos kėndoj, thjesht jam selektive. Mė pėlqen tė
bėj kujdes nė daljet e mia, pėr mua kėnga ėshtė njė pasion dhe nuk e
ndiej tė abuzoj me atė qė kam arritur, duke u konsumuar vend e pa vend.
Rosela Gjylbegu: “Jam kundėr vulgaritetit” 156332_10150103326400990_164162295989_7293141_7590554_a



Si ėshtė eksperienca e parė e punės nė administratė?

Deri tani ėshtė njė eksperiencė shumė e mirė, nga e cila kam mėsuar
shumė dhe kjo falė mbėshtetjes e dashamirėsisė sė kolegėve me tė cilėt
punoj.
A tė pengon puna pėr kėngėn?
Jo, deri nė kėto moment. Jam munduar t’i ekuilibroj, dhe them se ia kam dalė mbanė.
Je e rezervuar pėr intervista dhe lajme gossipi. Pse?

Mė pėlqen tė jem e tėrhequr, e matur. Nuk besoj se ėshtė e nevojshme
tė ndaj gjėrat e mia personale me tė gjithė, pėr tė qenė mė e
suksesshme, nuk ėshtė kjo motoja ime. Unė jam vlerėsuar pėr zėrin e
kėngėn dhe punoj shumė qė pėr kėtė tė jem e zonja e punės, pjesa tjetėr
ėshtė private.
Mendon se shumė kėngėtare qėndrojnė nė treg nga thashethemet nėpėr gazeta?

Po, mendoj se ka pseudokėngėtarė qė mbijetojnė vetėm nga thashethemet, por koha ka treguar qė nuk rezistojnė gjatė.
Ēfarė mendoni nė lidhje me ato kėngėtare qė parapėlqejnė tė zhvishen nėpėr klipet e tyre?

Nė fakt ėshtė pėr tė ardhur keq qė sot muzika duket sikur ėshtė pėr
t’u parė e jo pėr t’u dėgjuar, pėr sa kohė ne do fokusohemi te e
zhveshura e kėngėtareve, ndaj unė s’jam kundra dhe as dua tė gjykoj
askėnd, por kjo ndikon pėr njė pjesė njerėzish tė cilėt duket se janė tė
interesuar tė shohin vetėm ketė aspekt tė tyre.
Ke zgjedhur tė jesh e thjeshtė si person dhe nė look. Nuk tė pėlqen ekstravaganca?

Unė pėlqej tė jem vetvetja, nėse nuk e gjej veten te diēka nuk e
vesh. Mė pėlqen ekstravaganca por e menduar, e kuruar pėr t’u dukur
bukur, dhe pėr t’u pėlqyer, jam kundra vulgaritetit.
Rosela Gjylbegu: “Jam kundėr vulgaritetit” 164693_10150103326800990_164162295989_7293148_3529466_a



Do tė shfaqeshe ekstravagante nėse njė producent do ta kėrkonte?

Vetėm nėse mua do mė pėlqente, sepse ekstravagancė s’do tė thotė tė
zhvishesh e tė dukesh vulgare, por mund tė jetė njė mėnyrė pėr tė
tėrhequr vėmendjen por gjithmonė duke tė personifikuar ty si
personalitet, jo tė dalėsh nga natyra se dikush ta kėrkon.
Ēfarė lidhje ke momentalisht me Shkodrėn?

Nė fakt u bė ca kohė qė nuk kam shkuar pėr shkak tė impenjimeve, por vazhdoj ta dua shumė atė qytet.
Po me familjen?

Familja ėshtė gjithēka, nėse unė jam kjo qė jam sot ėshtė vetėm falė sakrificave tė mbėshtetjes qė ato mė japin.
A ndikon familja nė suksesin tėnd?

Po sigurisht, ata janė pranė meje nė ēdo moment.
Do zgjidhje njė histori sentimentale pasionante apo njė racionale?

Duke qenė shumė emotive, do zgjidhja njė histori pasionante.
Tė ka ndodhur tė pendohesh?

Po edhe ka ndodhur, por di tė kėrkoj dhe falje.
Cilat janė planet afatshkurtra?

Do jem pjesė e njė show televiziv pėr disa javė, kėshtu qė do jem plot impenjime dhe pranė teleshikuesve shumė shpejt.

Shqip


Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum