Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Pirro i Epirit

Go down  Message [Page 1 of 1]

20091206

Pirro i Epirit Empty Pirro i Epirit

Admin

Admin
Administrator

Pirro i Epirit (297-272 p.e.s.) ishte njė nga gjeneralet mė tė shquar tė asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisė. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin nė luftė me Romėn. Thirrej "shqiponjė" nga ushtarėt e tij. U bė i famshėm kur nė vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticėn e Otrantos me 20 000 kėmbėsorė, 3000 kalorės dhe rreth 200 elefantė, pėr tė luftuar kundėr Romės, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Nė krye tė ushtrive tė pėrbėra nga molosėt, thesprotėt dhe kaonėt, Pirro arriti fitore tė dhimbshme kundėr ushtrive romake. Nė kulturėn perėndimore sot shprehja "Fitorja e Pirros" nėnkupton njė fitore me sakrifica tė mėdha.

Nė vitin 307, nė moshėn 12 vjeēare, Pirrua u kthye nė Epir me ndihmėn e Glaukut dhe u bė mbret. Por mė 302, kur ndodhej pėrsėri te taulantėt, kundėrshtarėt e tij ngritėn krye dhe shpallėn si mbret Neoptolemin e II, birin e Aleksandėr Molosit. Pasi nuk mund tė kthehej mė nė Epir ai hyri nė shėrbim tė Diadokėve mė nė zė tė kohės, Dhimitėr Poliorketit tė Maqedonisė, Ptolemeut tė i I tė Egjyptit si dhe mbretit Agathokli tė Sirakuzės, ku u njoh me jetėn shoqėrore, administrative dhe ushtarake tė kėtyre shteteve helenistike dhe u kalit nė njė tok betejash. Nė vitin 296, me, ndihmėn e mbretit Ptoleme tė Egjyptit si dhe mbretit Agathokli tė Sirakuzės u kthye pėrsėri nė Epir. Pėr njė kohė e ndau pushtetin me Neoptolemin, pastaj e vrau atė dhe u bė sundimtar i vetėm i Epirit. Pas kėsaj ai i dha fund edhe autonomive qė kishin fiset nė simahinė e mėparėshme. Pirrua erdhi nė fuqi edhe sundoi nė njė kohė kur fqinjtė e Epirit, Mqedonia dhe Greqia, ndodheshin nė njė kaos tė plotė politik dhe ishin dobėsuar nga luftat e gjata e shkatėrrimtare qė bėnin midis tyre pasardhėsit e Aleksandrit tė Maqedonisė, Diadokėt. Nė kėto lufta u pėrzie edhe Pirrua dhe u bė njė nga pretendentėt pėr fronin maqedon. Nė fillim ai ndėrhyri nė luftėn qė bėnin midis tyre dy djemtė e Kasandrit, pas vdekjes sė tė jatit. Nga kjo luftė ai i shkėputi Maqedonisė tokat qė i pėrkisnin Epirit: Paravinė, Tymfenė, Amfilokinė, Akarnaninė dhe qytetin Ambraki, tė cilin i bėri kryeqytet tė mbretėrisė sė vet. Por mbret i Maqedonisė u shpall Dhimitėr Poliorketi. Pak mė vonė Pirrua u lidh me sunduesin e Thrakisė dhe Jonisė, Lisimakun, dhe e dėbuan Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinė e tij i ndanė midis tyre. Tani kufijtė e shtetit tė Pirros u shtrinė nė lindje deri nė lumin Aksios (Vardar), nė veri pėrtej Apollonisė kurse nė jug deri nė Peloponez. Por Pirrua nuk mundi t'i mbante gjatė tokat e pushtuara. Lisimaku e dėboi nga njė pjesė e mirė e krahinave maqedone e greke dhe u bė vetė zot i tyre. Rasti e bėri Pirron t'i drejtonte sytė pas kėsaj nga Italia. Tarenti dhe qytete tė tjera greke tė Italisė sė jugut, tė kėrcėnuara nga Roma, e ftuan kėtė pėr ndihmė. Pirrua u kap pas kėsaj ftese dhe filloi tė ėndėrronte pėr krijimin e njė monarkie tė madhe nė perėndim sikurse ajo e Aleksandrit tė Maqedonisė nė lindje. Nė pranverėn e vitit 280 Pirrua zbarkoi nė Itali me njė ushtri tė madhe tė stėrvitur dhe tė armatosur mirė. Kjo ishte mė tepėr njė ushtri mercenare qė Pirrua e kishte mbledhur jo vetėm nė Epir por edhe nė krahina tė tjera tė Greqisė. Ajo pėrbėhej prej 20.000 kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė, 300 kalorėsish, 2000 shigjetarėsh, 5000 hobetaisėsh dhe 20 elefantėsh, pėrdorimin nė luftė tė tė cilėve Pirrua e kishte parė nė lindje. Shpenzimet e luftės i kishte marrė pėrsipėr Tarenti, i cili ishte i detyruar t'i jepte edhe ushtri ndihmėse. Ndeshja e parė e Piros me romakėt u bė nė qytetin Heraklea. Pėrleshja qe shumė e ashpėr. Fatin e luftės e vendosėn elefantėt dhe kalorėsia e Pirros. Nga kjo disfatė romakėt humbėn Lukaninė. Nė anėn e Pirros kaluan brutėt, lukanėt, samnitėt dhe pothuajse gjithė qytetet greke tė Italisė sė jugut. Njė vit mė vonė Pirrua ndėrmori njė sulm tė ri kundėr romakėve, tė cilėt kishin grumbulluar kėtė radhė njė ushtri tė madhe qė arrinte deri nė 70.000 vetė. Nė betejėn qė u zhvillua afėr qytetit Auskulum romakėt pėsuan pėrsėri disfatė, por edhe Pirros fitorja i kushtoi shumė. Humbjet e tij qenė kaq tė mėdha sa qė kur e uruan thuhet se u pėrgjegj: "Edhe njė fitore si kjo dhe unė nuk do tė kem me se tė kthehem nė Epir". Prej kėsaj rrjedh edhe shprehja "fitore si ajo e Pirros" e cila pėrdoret sa herė qė duan tė tregojnė pėr njė fitore me humbje tė rėnda. Pas kėtyre dy betejave gjendja e Pirros nė Itali u keqėsua. Forcat e tij ishin dhjetuar kurse Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar tė lėkundeshin dhe tė ishin tė pakėnaqura. Roma pėrkundrazi kishte akoma rezerva tė mėdha nė njerėz dhe njė mbėshtetje tė shėndoshė nė aleatėt latinė. Pėr Pirron u bė e qartė se lufta kundėr Romės kėrkonte kohė dhe sakrifica tė reja. Ndėrkaq nė Siēili kishin hyrė kartagjenasit dhe Sirakuza e kėrcėnuar i u drejtua per ndihmė Pirros. Nė kėto rrethana Pirrua vendosi tė bėnte paqe me Romėn dhe t'i drejtonte forcat kundėr Kartagjenės me shpresė se kėtu do tė arrinte fitore mė tė lehta. Kushtet e paqes ishin me sa duket tė favorėshme pėr Romėn, megjithatė senati nuk i pranoi, sepse kartagjenasit, tė interesuar qė ta mbanin Pirron nė Itali dhe tė mos e linin tė hidhej nė Siqeli, i propozuan Romės aleancė dhe ndihme ushtarake. Duke u mbeshtetur nė kėtė aleancė Roma vendosi ta vazhdonte luftėn. Pa pėrfunduar paqėn me Romėn Pirrua u largua nė vitin 278 nga Italia dhe u drejtua me ushtritė e veta nė ndihmė tė Sirakuzės duke lėnė nė Itali vetėm dy garnizone tė vogla. Nė Siēili Pirrua korri nė fillim disa suksese. Ai i theu dhe i ndoqi kartagjenasit pothuajse nga gjithė Siēilia. Vetėm qyteti Lilibea nė skajin jugperėndimor tė ishullit mbeti nė duart e kartagjenasve. Pirrua u nderua nga banorėt e Siēilisė me titullin "prijs e mbret". Monedhat e prera nė Siēili mbanin tani emrin e mbretit epirot. Pas kėtyre fitoreve Pirrua filloi pėrgatitet pėr t'u hedhur nė Afrikė. Por kėtė plan nuk mundi ta realizonte sepse nė marrėdhėniet e tij me qytetet filluan tė lindin mosmarrėveshje tė mėdha. Pirrua po i ngarkonte me taksa tė rėnda dhe sillej me to keq duke ndėrhyrė nė mėnyrė brutale nė punėt e brendėshme dhe duke mos respektuar traditat demokratike tė tyre. Kjo i bėri disa nga qytetet tė ngriheshin kundėr tij kurse disa tė tjera tė hidheshin nė anėn e Kartagjenės. Kartagjenasit nuk vonuan to shfytėzonin rastin. Nė Siēili doli pėrseri njė ushtri e tyre, a cila nė pakė kohė asgjėsoi tė gjitha fitoret e arritura nga Pirrua; nė duart e tij mbeti Sirakuza. Nė kėtė mėnyrė planet e Pirros nė Siēili dėshtuan. Por edhe nė Itali gjendja nuk ishte mė e mirė. Romakėt ishin hedhur nė sulm dhe pasi kishin kapur disa qytete ish-aleate tė Pirros po vepronin me sukses kundėr samnitėve dhe lukanėve. Kjo i detyroi grekėt dhe italikėt qė ishin akoma tė lidhur me Pirron t'i drejtoheshin kėtij prap pėr ndihmė. Pirrua vendosi tė linte Siēilinė ku kishte humbur ēdo shpresė dhe tė kthehej nė Itali. Rrugės ai u sulmua nga flota e Kartagjenės, e cila i shkatėrroi mė shumė se gjysmėn e anijeve. Megiithatė, nė pranverėn e vitit 275 Pirro zbriti pėrsėri nė Itali dhe filloi pėrgatitjet per sulmin e ri kundėr romakėve. Beteja vendimtare u zhvillua pranė qytetit Beneventum. Kėtu Pirrua pėsoi disfatė tė plotė. Kampi i tij u kap. Ai vetė mundi tė shpėtonte dhe tė arrinte nė Tarent prej nga, pas pak kohe, u kthye nė Epir. Gjatė mungesės sė Pirros, mbreti i Maqedonisė. Antigon Gonata, kishte rimėkėmbur dhe forcuar shtetin e vet. Autoriteti i Maqedonisė nė Greqi ishte rritur pėrsėri. Sa u kthve nga Italia, Pirro vendosi tė ndryshonte gjendjen e krijuar nė Ballkan dhe tė provonte edhe njė herė tė zinte fronin e Maqedonisė. Pėr kėtė qėllim ai sulmoi Antigon Gonatėn, por mundi t'i shkėpuste vetėm disa toka nga shteti i tij. Pas kėsaj ai u nis pėr nė Peloponez kundėr mbretit spartan, Areut, aleatit tė Maqedonisė. Kėtu ai korri njė varg fitoresh tė reja, por nė njė pėrleshje rrugėsh nė qytetin Argos (nė gjirin a Korinthit) u vra mė 272 dhe ushtria e tij u shpartallua plotėsisht. Pirro ka qenė njė nga udhėheqėsit ushtarakė mė tė shquar tė kohės sė vet. Kur e pyetėn njėrin nga shokėt e Aleksandrit tė Maqedonisė kush ishte tani strategu mė i shquar ai u pėrgjegj: "Pirro, kur tė arrijė nė moshė tė pjekur". Mė vonė strategu i madh i kohės sė vjetėr, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytė pas Aleksandrit, kurse vehtes, vetėm tė tretin. Pirro nuk ishte vetėm njė udhėheqės ushtarak i praktikės, por edhe njė teoricient ushtarak. Shumė mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi nė kujtimet e tij tė cilat per fat tė keq nuk na janė ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte njė udhėheqės ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori pėrsipėr njė barrė qė ishte jashtė fuqive tė Epirit: tė krijonte njė perandori. Kėto plane e hodhėn atė nė njė varg luftash qė pėrfunduan pa sukses. Gjatė sundimit tė Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisė. Luftat e vazhdueshme u forcuan shumė pushtetin e mbretit dhe tė rrethit tė tij; institucioneve tė rendit fisnor iu dha njė grusht i rėndė. Plaēka e luftės dhe robėrit e kapur gjatė betejave e pasuruan aristokracinė epirote dhe e bėnė njė burim pėr zhvillimin e mėtejshėm tė skllavėrisė nė Epir. Por kėto lufta tė pėrgjithėshme i shkaktuan Eprit humbje tė mėdha nė njerėz dhe rėnduan shumė mbi masėn e gjerė tė popullsisė sė Epirit. Pas vdekjes sė Pirros shteti i Epirit u dobėsua. Prej tij u shkėputėn njėra pas tjetrės tė gjitha tokat e pushtuara tė taulantėve, Maqedonisė e Thesalisė. Maqedonia u forcuar e detyroi shtetin e Epirit ta njihte epėrsinė e saj. Aleksandri i II, trashegimtari i Pirros, u pėrpoq tė rifitonte sė paku nė veri tokat ilire. Per kėtė ai luftoi kundėr mbretit taulant, Mytilit, tė cilit i shkėputi disa toka nė jugė tė Apollonisė. Por nė njė luftė kundėr maqedonėve ai u mund dhe i humbi pėrsėri tokat ilire tė luginės sė Vjosės. Mbretėria e Epirit u kthye kėshtu pothuajse nė kufijtė e vjetėr tė saj. Pakėnaqėsia e popullsisė nė kohėn e pasardhėsve tė Pirros u shtua edhe mė shumė. Kėtė e shfrytėzoi aristokracia epirote, e cila e shihte me pakėnaqėsi gjithnjė mė tė madhe pėrqėndrimin e gjithė pushtetit nė duart e mbretit. Si pasojė, nė Epir shpėrthyen konflikte tė ashpėra qė mbaruan me vrasjen, rreth vitit 230, tė mbretėreshės sė fundit tė Epirit, Deidameia, dhe me pėrmbysjen a pushtetit mbretėror.
Pirro i Epirit Pyrrhu11

Pirro gjatė sundimit tė Epirit (297-272 p.e.s.)

Nė vitin 297 para Krishtit nė krye tė shtetit tė Epirit erdhi Pirroja, i biri i Bardhylit, mbretit ilir. Ai u bė gjeneral i plotfuqishėm ushtarak dherijoj nje shtet te pavarur qe mori emrin e vet Epiri. Gjatė sundimit tė Pirros, Epiri zhvilloi politikė tė pavarur dhe vendosi marrėdhėnie diplomatike me shtetet e fuqishme tė kohės.Epiri njohu njė lulėzim tė jetės qytetare, me veprimtari te dendur ndėrtimesh nė qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve tė reja.Pirroja i zgjeroj kufinjėt e shtetit tė ri tė Epirit nė kurriz tė fqinjėve. Nė veri shkoi deri te lumi Shkumbin, nė lindje deri nė Vardar kurse nė jug pushtoi tokat deri nė Kornit.

Me kėrkesėn e qytetit Tarant, nė vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri tė madhe ne Italinė e Jugut. Nė luftėn qė zhvilloi i theu keq Romakėt por edhe Epirotėt pėsuan humbje tė mėdha. Pas disa fitoreve radhazi nė Sicili dhe pas humbjes qė pėsoi nė vitin 273 p.e.s., u kthye nė Epir ku pėrsėri nuk qėndroi i qetė. Me ushtrin e tij hyri ne Greqi, ku u vra gjatė luftės qe zhvilloi mė 272 p.e.s. nė qytetin Agro. Kuriozitet eshe vdekja e tij. Ai u vra nga nje grua e cila leshoi nje vazo lulesh nga nje dritare mbi koken e pirros.

Nga Wikipedia

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum