Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Skandali, eshtrat e dom Nikollė Kaēorrit...

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

Asnjė qeveritar shqiptar nuk pret nė Rinas eshtrat e nėnkryetarit tė qeverisė sė Vlorės

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f70/15/70/70/45/dom_ni10.jpg" width="131" height="91" border="0" alt="text describing the image" />Ishte skandaloze dhe e turpshme mbėrritja e eshtrave nė Rinas tė nėnkryetarit tė qeverisė sė parė shqiptare, dom Nikoll Kacorri. Nėnkryetari i qeverisė sė Vlorės nuk ėshtė pritur nga asnjė qeveritar shqiptar, madje as nga ndonjė i rangut mė tė ulėt. Por duke mos u ndalur me kaq, skandali vijon edhe mė tej. Sepse nė Rinas nuk kishte asnjė shenjė protokolli qeveritar pėr themeluesin e parė tė kėsaj qeverie. Pėr turpin e qeverisė, themelues i alfabetit shqip, patrioti i mirėnjohur erdhi ne Rinas si ndonjė njeri qė mund tė ishte vrare duke transportuar drogė. Madje zyra e protokollit qeveritar nuk ka lejuar tė afrojė makinėn pranė avioni qė arkivoli tė mos merrej nėn dore si tė ishte ndonjė valixhe. Mė pas eshtrat e dom Nikollė Kaēorit janė transportuar me njė karrocė mallrash. Nė fakt nuk ke ētė presėsh mė shumė, kur ministri i Kulturės, ėshtė ende nė “kėrkim tė eshtrave” tė Ismail Qemalit....

Si u zbuluan nė Austri eshtrat e Imzot Dom Nikollė Kaēorrit
Eshtrat e Imzot Kaēorrit janė ekshumuar tė martėn, mė 1 shkurt 2011, nė Vjenė tė Austrisė. Mė 6 shkurt nė Vjenė mbahet meshė pėrkujtimore, ndėrsa mė 9 shkurt eshtrat e Imzot Kaēorrit do tė pėrcillen drejt Shqipėrisė ku do tė bėhet riatdhesimi i tyre, ka njoftuar don Pren Kola, atė shpirtėror i shqiptarėve tė krishterė nė Austri, Ēeki dhe Sllovaki me rezidencė Vjenė.


Rikthimi
Pas 94 vjetėsh qė kur u nda nga kjo jetė, do tė rikthehen nė Shqipėri, nė tokėn pėr tė cilėn e shkriu tėrė qenien e tij, eshtrat e Imzot Kaēorrit. Eshtrat e Imzot Kaēorrit deri mė tani preheshin nė Vjenė tė Austrisė, por pas njė kohe tė gjatė pėrpjekjesh dhe me ndihmėn e familjes Kaēorri qė jeton nė Shqipėri dhe Kanada, me pėrkrahjen e ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Vjenė, me ndihmėn e veēantė tė Qeverisė austriake, e cila edhe ka marrė pėrsipėr shpenzimet ekshumimit dhe transportit tė relikteve tė tė ndjerit Imzot Nikollė Kaēorri pėr nė atdhe, si dhe me ndihmėn e anėtarėve tė Misionit Katolik Shqiptar nėn drejtimin e meshtarit don Pren Kola, ėshtė arritur qė tė zhvarrosen eshtrat e Imzot Kaēorrit, tė cilat mė 9 shkurt do tė trasferohen pėr nė atdheun e tij tė dashur, pėr tė cilin u orvat tėrė jetėn.Kontribut tė jashtėzakonshėm dhe vendimtar nė kėtė punė ka dhėnė Misioni Katolik Shqiptar ne Vjenė, Pjetėr Logoreci, Vjenė dhe Edmond Kaēorri, Kanada.Eshtrat e dom Nikollė Kaēorrit janė ekshumuar tė martėn, mė 1 shkurt 2011, nė orėn 8.30 nė Vjenė tė Austrisė, andaj me kėtė rast, mė 6 shkurt 2011 nė orėn 11.30 nė Meiselstraße 1, 1150 do tė mbahet meshė pėrkujtimore, ka njoftuar don Pren Kola, atė shpirtėror i shqiptarėve tė krishterė ne Austri, Ēeki dhe Sllovaki me rezidencė Vjenė, i cili thotė se nė kėtė meshė ėshtė paralajmėruar edhe pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė shumė ambasadave nė Austri, duke pėrfshirė edhe Ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.


Kush nė tė vėrtetė ėshtė Imzot Nikollė Kaēorri dhe cili ėshtė kontributi i tij pėr ēėshtjen kombėtare dhe pėrparimin kulturor tė shqiptarėve?
Historiografia shqiptare pas viteve ‚90 falė depėrtimeve individuale ka bėrė pėrpjekje tė ndriēojė kėtė figurė tė madhe tė kombit tonė, por harresa ideologjike e diktaturės komuniste ka bėrė qė emri i tij pėr 50 vjet tė mos pėrmendej gati fare. Kėshtu, qėllimshėm ėshtė hedhur pluhuri i harresės mbi njeriun qė firmosi pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė, Alfabetin e Shqipes mė 1908 nė Manastir, etj.etj.Imzot Nikollė Kaēorri u lind nė vitin 1868 nė Krejė-Lurė nė Shqipėri dhe vdiq me 1917 nė Vjenė. Rrjedh prej njė familjeje katolike dhe myslimane, pra nėna e tij ishte myslimane ndėrsa babai katolik. Ai kreu shkollėn jezuite. Pas pėrfundimit tė suksesshėm tė seminarit, Nikollė Kaēorri u shpėrngul pėr nė Itali, ku dhe diplomohet nė shkollėn teologjike “Propaganda Fide-s”. Menjėherė pas studimeve tė larta u shugurua prift (1890) dhe tre vjet mė vonė u emėrua prift i Kishes Katolike nė Durrės. Ishte aktiv pėr 24 vjet si zėvendės-arqipeshkv (me disa ndėrprerje tė shkurtėra). Pas emėrimit tė tij si prift nė Durrės, ai ishte i pėrfshirė nė formimin e shumė shoqatave dhe vėllazėrive. Nė kėtė periudhė tė shėrbimit tė tij nė Durrės, ai kishte marrėdhėnie shumė tė mira me qeverinė Austro-Hungareze, e cila merrej me krijimin e shkollave dhe shkollimin e popullsisė katolike, pasi qė nė Perandorinė Osmane gėzonte privilegjin e administrimit apo protektoratit ndaj popullsisė katolike. Dom Nikollė Kaēorri ishte pėrhapės i librit shqip, dhe poashtu i shtypit shqiptar patriotik. Pėr kėtė arsye edhe pati konflikte me shumė institucione tė asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek. Ai ishte edhe pjesėmarrės i shumė lėvizjeve kulturore dhe politike shqiptare. Poashtu mori pjesė nė Kryengritjen e Kurbinit (1905-1907). Gjatė kėsaj periudhe, Nikollė Kaēorri personalisht kontaktoi me shumė diplomatė austriakė nė Durrės dhe kėrkonte angazhim serioz pėr tė zbardhur gjendjen e rėndė nė Kurbin qė kishte krijuar Esat Pasha me forcat turke. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit mė 14 nėntor 1908 ku u vendos Alfabeti i gjuhės shqipe. Mori pjesė nė Kongresin e Dibrės nė vjeshtėn e vitit 1908, qėllimi i cilit ishte synimi i xhonturqve pėr tė bėrė pėr vete shqiptarėt, me tė cilin rast Nikollė Kaēorri reagoi me shumė delegatė tė tjerė dhe hetoi synimet e xhonturqve. Nė vitin 1909 mori pjesė nė Kongresin Kombėtar tė Elbasanit ku u diskutuan problemet tė shkollės shqipe. Nė vitin 1909 themeloi klubin patriotik tė Durrėsit ndėrsa mė 18 qershor 1910, Imzot Kaēorri u arrestua nga forcat turke si kundėrshtar i urdhėresave tė qeverisė osmane dhe Sulltanit. Ai mori pjesė nė organizimin e kryengritjes sė vitit 1911 dhe 1912 kundėr turqve. Mė 28 nėntor 1912, nė mbledhjen e parė tė Kuvendit Kombėtar tė Vlorės, u nėnshkrua Deklarata e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė besohet tė jetė hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata ėshtė dokument i shkurtėr dhe i shkruar me dorė, i nėnshkruar nga delegatėt e Kuvendit, ndėr tė cilėt don Nikollė Kaēorri nėnshkroi i dyti. Don Nikollė Kaēorri ishte nėnkryetar i Qeverisė sė Vlorės tė vitit 1912. Ai ishte njė personalitet i kishės katolike, sekretar i Arqipeshkėvisė sė Durrėsit me qendėr asokohe nė Delmnisht tė Kurbinit, ku shėrbeu pėr njėzet vjet, duke patur nė administrim edhe kishat dhe famullitė e Kthellės, Selitės dhe Lurės. Ai ishte monsinjor. Pas njė sėmundje tė shkurtėr, Imzot Kaēorri vdiq nė Vjenė, me 29 maj 1917. Nė varrimin e tij, mė 1 qershor 1917, morėn pjesė komandanti i krahines sė Tiranės, Feldmarschall Braun, Kryekonsulli i Shkodrės, e veja e konsullit Austro-Hungarez nė Durrės, baronesha Lovontal-Linau si dhe shumė diplomatė tė tjerė. Me 2 qershor 1917, nė kishėn ,,Maria Treu” u tha meshė pėr tė. Riatdhesimi i eshtrave tė Imzot Kaēorrit, tė kėtij personaliteti qė firmosi Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe qė ishte protagonist kryesor i zhvillimeve kulturore dhe politike me peshė kombėtare, pėrveē si njė detyrim minimal njerėzor, duhet tė jetė edhe akti i fundit i harresės dhe injorimit tė qėllimshėm ideologjik dhe me premisa politike qė pėr mė shumė se njė gjysmėshekulli ėshtė bėrė ndaj shtresės mė tė ndritur tė kombit tonė.

Share this post on: reddit

Admin

Post Sat Dec 12, 2015 2:23 am by Admin

hhhhhhhh

Admin

Post Sun Mar 15, 2015 11:05 pm by Admin

hehe

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum