Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Franc Kafka

Go down  Message [Page 1 of 1]

20091125

Franc Kafka Empty Franc Kafka

Admin

Admin
Administrator

Franc Kafka u lind ne Pragė, me 3 korrik 1883 dhe vdiq me 3 qershor 1924 ne Vienė te Austrisė .

Ishte njė nga shkrimtaret e historive te shkurtra dhe romancieret me te medhenj te gjuhės gjermane te shekullit te XX-te, trupi i shkrimit i te cilit ishte i vetėm ne llojin e tij. Shumica e shkrimeve te tij mbeten te pambaruara dhe u botuan pas vdekjes se tij, megjithse dėshira e tij ishte qe ato te asgjesoheshin - janė bėrė ikona ne letersine e Perendimit.

Jeta
E ėma vinte nga njė familje e ditur hebrejsh, ndėrsa i ati nga njė familje zanatcinj fshati, por qe me vonė i buzeqeshi fati e u be fabrikant i vogėl.
Ai shpresonte se djali i tij i vetėm Franci do tė bėhej njė trashegimtar i denjė i fabrikes.. Ndėrsa me te shoqen e tre vajzat sillej ashper e shpesh i terrorizonte. Kėtė marredhenie djaloshi do ta paraqiste me vonė ne shkrimin "Leter babait". Ne kėtė shkrim ai i ankohet te atit qe i thyente vullnetin, ia vriste besimin ne forcat e tij, kurse ai vetė i ndjeshem dhe seder nuk gjente force ta kundershtonte. Zgjodhi rrugėn e moskundershtimit, te pajtimit, te peruljes, rrugė nga e cila nuk hoqi dorė deri nė fund te jetės.
Pasi mbaroi ne Prage gjimnazin gjerman. Po kėtu mbaroi studimet pėr drejtėsi e paralelisht me te ndoqi njė kurs leksionesh pėr artin dhe gjermanistiken.

Nuk janė te pakte shkrimtaret qe kanė mbajtur ditare, ku kanė shkruar pėr veten e pėr te tjerėt. Ditari i Kafkes pothuajse i tėri i perkushtohet takimeve dhe kuvendimeve me vetveten. Faqe te tėrė janė te mbushura me ankesa pėr shendetin e lig. ankesa kundėr turtures se pamundesise.. Asnje shqetėsim nuk gjen ne faqet e ditarit te tij pėr problemet e punės apo ato shoqėrore.

Kafka ka qenė deshmimtar i kaosit dhe i perendimit te pashmangshem te perandorise Astro-Hungareze. Ai gjithēka shihte, kuptonte e ndjente, por asgjė nuk bėnte, sepse ishte teresisht nėn kthetrat e vuajtjes vetjake. Bota jashtė tij u shkri tek ai ne njė te pandare me botėn brenda vetes.


Trashegimia letrare e kafkes ėshtė mbledhur ne dhjetė vellime.
Ka shkruar tregime e novela si:

Denimi.
Ne kolonine e punės se detyruar.
Pasagjeret e hekurudhes.
Prometeu.
Posedoni.
Sanco Panca ....etj

U be i njohur me romanet "Amerika", "Procesi", "Keshtjella" dhe me novelen "Metamorfoza"

HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota ēdo ditė e me e vogėl. Para syve te tij parakalonin vetėm mure qe lartoheshin e rrugė qe bėheshin gjithmonė e me te ngushta. Njė ditė, ai u gjend pėrballė njė rrugė pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.

-------------------------------------------------------------
VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi dėgjova njė thirje kumbuese. E pyeta se ēfarė ishte. Ai s'dinte gjė madje nuk kishte dėgjuar asgjė. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti : "Pėr ku po nxitoni kėshtu imzot ?" "Nuk e di", i thashė, "Larg prej kendej, tutje. Gjithmonė=20 larg prej kendej, vetėm ashtu do tė mund te arrij ne vendmberritjen time". "Pra ju e dini vendmberritjen, a s'ėshtė kėshtu imzot ?", pyeti. "Po", ju pėrgjigjja, "a nuk ta thashė sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje ėshtė vendi im". "Por nuk keni marrė asnjė furnizim me vete", me kujtoi ai. "Nuk mė duhet asgjė", i thashė, "Udhetimi ėshtė aq i gjatė sa do tė vdes urie n.q.s. nuk marrė ndonjne gjė rrugės. Asnje furnizim nuk do tė me shpetoje dot.=20 Fatmiresisht, ėshtė njė rrugetim tepėr i gjatė".

-----------------------------------------------------------
ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, pėr njė ēast u tmerrova, u ktheva dhe i thashė: "Unė kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa pėr njė ēast dhe nuk tha asgjė. "Me duket se nuk duhet ta kisha bėrė kėtė gjest", i thashė. Ai sėrish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do tė thotė gjė miratim pėr te kaluar ?".

Disa nga veprat qė mund tė shtjellojmė dhe tė pėrkthyera nė shqip janė: "Procesi", "Metamorfoza", "Kėshtjella" nė formėn e romanit por dhe nga proza e tij e shkurtėr nė formėn e tregimit. Disa nga tregimet e tij janė “Njė Leksion Akademik", "Populli i Minjve”, "Barbaret", etj. Fatkeqėsisht veprat e tij janė nė shumicėn e tyre tė humbura dhe pėr me tepėr nga vet dėshira e autorit pėr ti asgjėsuar ato. Kryesorja ēka mund tė fillojė njė analizė pėr ketė shkrimtar ėshtė vėnia re e njė ndryshimi rrėnjėsor tė formės nė veprėn e tij dhe nė pėrmbajtje. Ai shpesh pėrdor njė formė tė veēantė dhe tė thatė simbolike ku majmunėt flasin, njerėzit transformohen, portretizohen nė mostra etj., pra njė realitet jashtėtokėsor pėr tė analizuar bujtinėn tokėsore nė formėn e saj mė reale. Ky konstatim mund tė duket kontradiktor nė vetvete por nis nga njė simbolikė surreale qė tė kėrkon vėmendje pėr problemet e mėdha universale qė prezanton Kafka.

Nė analizėn e "Procesi"-it, vihet re njė e vėrtetė tronditėse e realitetit me njeriun e thjeshtė brenda dhe sistemet qė ndryshojnė dhe e shikojnė ketė tė fundit si njė pengesė apo njė tė mire pėr to. Kafka parapėlqen njė tė vėrtetė tė skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janė me vlere nė veprėn e tij. Personazhi pėrgjithėsisht ėshtė njeriu i rendomė jo heroi qė bėn diferencėn. Kafka injoron pa e marrė fare parasysh esencėn romantike tė letėrsisė dhe hidhet i teri nė kėrkim tė shpėtimit universal tė cilin e shpreh: "Vetėm kur shkrimtari rastėsinė mund ta kthej nė ligj dhe ta bėj njeriun tė pavdekshėm vetėm atėherė ai ka njė rol nė art dhe vetėm atėherė roli i tij ėshtė profetik". Kafka nuk qėndron te ekzagjerimi dhe optimizmi emotiv, ai ėshtė ulur kėmbėkryq dhe na shikon tė gjithėve. Nė personazhin e "Proces"-it zotit "K", sistemi gjigant i pushtetit i bėn grafikun e jetės pa e shpjeguar se pėr se e trajton ashtu deri nė vendimin pėr ta vrarė pa i dhėnė shpjegim. Nga ana tjetėr kjo mund tė analizohet dhe nė tė kundėrt; vetė zoti "K" nuk ka aftėsinė pėr tė kuptuar sistemin megjithėse pėrpiqet qė tė kuptojė diēka, pėrsėri ėshtė i mbytur nė paqartėsi. Nė secilin kah vlerėsimi rezultati i kėsaj marrėdhėnie ėshtė njė absurditet fatal ku qenia, ambienti, logjika, hapėsira, ekzistenca nė vetvete ėshtė tejet e pakuptueshme dhe pa mundėsi pėr tė pasur njė debat ndėrmjet tyre, gjithashtu e tmerrshme nė efektin e saj. Zoti "K" mund tė shikohet nė disa drejtime tė tjera ai nuk ėshtė vetėm njeri por dhe ligjėsi skolastike e cila nė njė periudhe tė caktuar humbet ekzistencėn e saj pasi njė ligj tjetėr e nxjerr atė tė pavlerė. Kjo ėshtė njė e vėrtetė jo e dėmshme nė dukje por si do tė justifikohen gjithfarė energjish dhe pėrpjekjesh njerėzore qė qenė frymėzuar nga ajo qė tashme ėshtė e pavlerė dhe pėr tu fshire. Njė kuptim tjetėr i pėrfolur pėr "Procesi"-in ėshtė dhe pyetja teologjike qė ai pėrmban. Pėrgjithėsisht dogma fetare ėshtė njė pėrhapje e arsyes se jeta ėshtė njė pėrpjekje pėr tė merituar njė perfeksion pas vdekjes. Feja pėrmban shumė rregulla qė duhen ndjekur dhe pasojat qė vijnė nga mosndjekja e tyre, por Kafka i bėrtet kėtyre arsyeve me faktin se jo tė gjithė i njohin dhe i kuptojnė kėto ligje. Pse do tė duhet tė kenė tė njėjtin fat si mos-zbatuesit vullnetar e tė vuajnė dėnimin kapital. Kafka kėrkon shtojcėn "biblike" qė duhet tė pėrmbajė logjikėn pėr fatin e kėtij grupi. Ka dhe shume tematika tė tjera mė sekondare nga ato qė u pėrmendėn mė sipėr. Zoti "K" nė disa rrethana qė i krijohen kryen marrėdhėnie intime me njė vajze pa modalitet klasik tė njohjes, bisedės ose ndjesisė emocionale dhe kurse ē’farė veprimesh paraprijėse pėr tė kaluar nė marrėdhėnie seksuale, por e realizon atė nė njė forme apriori sikur tė mos ketė vend pėr kushtėzime dhe justifikime. J. P. Sarter citon nė njė paragraf se: "Shpirti ka me shumė tė drejtė se arsyeja" pasi kjo e fundit ėshtė e asgjesuesshme nga vet ajo kurse shpirti ėshtė njė forme e qenėsishme apriori. Por veprimi i zotit "K" mund tė shihet dhe si njė protestė e Kafkės me dy elementė. I pari sistemi (qoftė teologjik, politik, tradicional, etj.) qė vepron nė mėnyre injoruese ndaj individit dhe ky i fundit i pėrgjigjet atij me tė njėjtėn monedhė duke krijuar kėshtu plotėsimin instiktiv ndaj dėshirave rastėsore. Nė ketė logjikė Kafka ėshtė disi nė atmosferėn e Niche-s por me ndryshimin se nuk e ka qellim nė vetvete por njė pėrgjigje e natyrshme dhe e rrjedhur nga kushtet. Kjo vepėr dhe po ashtu vepra nė tėrėsi e Kafkės me tė drejtė ėshtė njė ortek qė sa me shumė thellohesh aq mė i madh bėhet deri sa orteku ėshtė vetė globi qė banojmė. Letėrsia e Kafkės ėshtė njė ambient i ankthshėm; ėshtė njė situatė e njė zgjimi e njėkohėsisht i njė fataliteti. Kafka nuk ėshtė dekadent, ai bėn njė portret tė gjėrave por nuk mundohet tė rrėnoje, tė mohojė apo tė zgjedhė mjete pėr tė asgjėsuar, ai thjesht paraqet ftohtėsisht acarin e absurditetit.

Njė kryevepėr mund tė cilėsohet padyshim vepra "Metamorfoza". Si zakonisht tek Kafka dhe kėtu ambienti ėshtė njė natyre simbolike. Kafka e fillon veprėn e tij me mėngjesin nė tė cilin njė person ndjen qė po shndėrrohet nė kandėr. Mėngjesi ėshtė i zakonshėm nė shkrimet e tij, zgjimi qė personifikon shpresėn e re, emocionet e reja, tė gjitha kėto turbullohen menjėherė sapo personi fillon kontaktin me botėn, ai rrėqethet nga atdheu zhgėnjyes. Grigori i transformuar tashmė krijon fillimisht njė shqetėsim tė thelle nė familje. Tė gjithė ata nė ketė moment janė tė pėrkushtuar rreth tij. Gjenialiteti i Kafkės ėshtė se ai e paraqet Grigorin nė ndryshimin fizik apo mekanik por jo shpirtėror dhe tė ndėrgjegjes. Grigori e kupton tė gjithė situatėn rreth tij dhe ka njė pikėllim tė madh qė tanimė as mund ta shprehi nėn petkun e kandrės. Por ē’ėshtė nė tė vėrtetė "Kandra"? S'ėshtė gjė tjetėr veēse krijesė e njė natyre anti-njeri, e njė natyre tė tmerrshme dhe pa kthim. Ajo ėshtė me tepėr, nuk ėshtė krijim i individit po e njė trysnie fati tė cilin askush prej nesh nuk e zgjedh me vetėdije. Grigorit gjithė kjo gjėmė i vjen pasi ai ėshtė shumė i pėrkushtuar nė punė, e cila e ka bere efektin e saj tė ēuditshėm jo duke i dhėnė tė mirat qė ēdo njeri pret nga ajo por duke e shndėrruar nė njė qenie tė ēuditshme dhe tė trishtueshme qė e pengon tė realizojė natyrshėm dėshirat njerėzore qoftė dhe mė minimalet. Nė fund familjarėt e lodhur dhe pėrfundimisht tė bindur se krijesa qė kanė pėrballė nuk ėshtė me djali apo vėllai i tyre por njė kandėr, e trajtojnė si tė tillė dhe Grigori vdes nė ngashėrimin e pashprehur dhe disi nė pritje tė "zgjidhjes" qė do ti sjelli vdekja. Megjithėse pėrshkrimi i mėsipėrm i kėtij romani ėshtė mjaft i shkurtėr kemi mundėsinė tė analizojmė disa ide pėrmbajtėse nė tė. Shkrimet e Kafkės, nė ndryshim nga tregimet e stėrzgjatura, pėrgjithėsisht zgjaten me pėrtesė vetėm pėr tė thėnė atė qė duhet dhe pa ceremonira formale. Nėse do ta nisim nga fundi Grigorit i ka ardhur nė maje tė hundės por siē kemi thėnė me lart Kafka nuk ėshtė dekadent (tė gjejė mjete pėr tė asgjėsuar apo zhdukur situata) Grigori ndihet thellėsisht i pa shpresė pėr momentin por ai nuk tenton vetėvrasjen. Ai zgjidhjen e merr si pasojė e njė veprimi pasiv mbi situatėn dhe e le veten tėrėsisht tė shkrihet nė fatin qė i racionoi Jeta. Vdekja ėshtė njė zgjedhje e natyrshme e tij por jo me ekzaltim e pėr mundėsinė e ndreqjes por duke ēliruar pamundėsinė pėrballė natyrės absurde qė e rrethon. Kafka nė vetvete ėshtė njė protestues i madh; ėshtė vetė protesta. Ai nuk krijon arsyetime fatale por paraqet botėn dhe nė ketė drejtim protesta e tij nuk ka hierarki drejtuese, ajo lind apriori pėr tė gjithė qė nga momenti i zgjimit nė absurd gjithashtu ajo nuk ka mjete lufte pėrveē reflektimit mbi situatėn. Grigori jemi tė gjithė ne tė mekanizuar me elemente qė fati arbitrar na etiketon ēdo kohe dhe qė janė tė pa evitueshėm. Jo vetėm kandra por dhe vdekja ėshtė e njėjta gjė ashtu si Grigori nuk i bėnte balle dhe s’e kuptonte transformimin ashtu dhe vdekja e kaplon njeriun nė vite e ndihmuar nga plagosjet e pėrpjekjes pėr lumturi dhe qetėsi qė i lakmojmė pėr ditė tė gjithė ne. Kandra ėshtė i alkoolizuari qė nėpėrmjet alkoolit donte tė prekte gėzimin por qė endet i shkatėrruar rrugėve, kandra ėshtė "At Sergei" (Tolstoi ) qė duke u drejtuar vetėm nga shpirti i amshuar u kthye nė njė pėrdhunues. Ajo ėshtė gjithēka qė prodhon absurdi dhe jeta pa pika referimi dhe qė prezanton fytyrėn e saj nėpėrmjet kėtyre fenomeneve. Nėse kemi hyre pak nė esencėn e fundit tė veprės dhe nė mesin e saj fillimi ėshtė ndryshe. Njerėzit tronditen nga transformimi, mortaja, burgosja, etj. Ata mbajnė njė qėndrim ndaj halleve qė u bien nga qielli. Mos vallė Kafka e merr njeriun si njė qenie me manual tė paracaktuar pėrdorimi tė cilin e ka tė stamposur nė ndėrgjegje dhe orientohet midis tė mirės dhe tė keqes? Vetė Kafka ėshtė njė njeri qė i dorėzohet trasendentes? Ai e le hapur apo pa zgjidhur vetė ketė dileme me dėshirėn pėr tė asgjėsuar krijimtarinė e tij apo me saktė pyetjet e tij dhe si Grigori shikon nga ylli i mėngjesit, pas vdekjes.

Nė vazhdėn e krijimeve pikante tė Kafkės me interes ėshtė tregimi "Njė Leksion Akademik".

Kėtu kemi tė bėjmė me njė personash shume tė pėrfolur, tė transformimit majmun nė njeri. Kafka nuk e shikon zhvillimin nga ana estetike por kuptimore. Majmuni tashmė njeri ndihet pėrballė lirisė sė zgjedhjes. Ai nuk i referohet vetes nė anėn e cilėsisė organike por tė ndėrgjegjes. Pikėrisht pėr shkrimtarin njeriu ka koordinata arsyetive dhe jo tė njė problemi vizual dhe tė lėvizjes. Pėr kuptimin tradicional tė lirisė ajo ēka deklaron Kafka pėr tė ėshtė tė paktėn e ēuditshme. Majmuni tashmė njeri ėshtė i pikėlluar pėr lirinė e zgjedhjes pasi ėshtė pėrgjegjės pėr rrjedhėn e gjėrave ndėrkohe qė nuk ėshtė i sigurt pėr pasojat e zgjedhjes sė tij. Bota tashmė ka formėn qė ai zgjedh por e tmerrshme pasi ai tė vetmin vend ankimi dhe ndėshkimi ka veten. Kjo tek “Zarathuasta” (F. Niche) ėshtė njė ēlirim i qenies pėr tu perfeksionuar, tek Kafka ėshtė njė fatalitet. Ai ėshtė thellėsisht nė kėrkim tė fesė, tė para-projektit rruga e tė cilit nuk do ta zhgėnjente njeriun. J. P. Sarter mendonte se njeriu nuk ėshtė prodhim fizik dhe ndėrgjegjėsor i vetvetes, Kafka megjithėse mė i hershėm pasi e kalon koshiencėn e kėtij postulati mendon se gjithashtu njeriu s’mund tė projektojė veprimin e vetvetes. Ai ėshtė njė qenie e trishtuar pėr pozicionin qė ka. E gjithė kjo tė bėn ta mendosh mbase tė pezmatuar ndaj zotit, natyrės por mbase si njė nxitje drejt kėrkimit tė zotit tė humbur ose tė njė depresioni tė pashmangshėm nga kotėsia dhe boshllėku qė nuk japin shpjegim. Forma e tregimit ėshtė krijuar afėrsisht si monolog e cila fatkeqėsisht mund tė interpretohet si njė shprese e venitur pėr pėrgjigje, kurse fakti qė ai e hedh nė letėr ėshtė njė veprim i vetvetishėm siē ėshtė mendimi.

Kafka ėshtė njė qenie gjeniu dhe pikėllues njėkohėsisht, sikur tė qe i pashmangshėm dėshpėrimi i njė shpirti tė lartė nė realitetin tokėsor.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum