Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Familja e Hekuran Dedės, thirrje pėr drejtėsi

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f70/15/70/70/45/shqipe15.jpg" width="141" height="81" border="0" alt="text describing the image" />Dhembja e familjes sė njė prej viktimave tė protestės sė 21 janarit dhe apeli i tė afėrmve pėr drejtėsi, u vendos nė qendėr tė fokusit tė emisionit tė pasdites nė Top Channel. Kamerat tona shkuan nė njė rrugė tė pėrbaltur, nė njė zonė 12 kilometra larg Tiranės, tė quajtur Laknas. Nė shtėpinė e tė ndjerit Hekuran Deda, vizitorė tė shumtė ngushėllojnė familjarėt e traumatizuar nga ngjarja.
”Shkoi me duar nė xhepa, vetėm pėr tė parė se ēfarė po ndodhte”, thotė babai i Hekuranit, i cili ende nuk ėshtė nė gjendje tė besojė atė qė ndodhi.

Familja Deda ėshtė njė familje e varfėr, si shumė tė tjera nė Shqipėri. Mjerimi ėshtė i qartė nė banesėn e tyre modeste, ku tre kurora jetojnė duke u ngucur dhe duke ndarė kafshatėn e bukės me njėri-tjetrin.

Ishte pikėrisht kjo varfėri ajo qė detyroi 38-vjeēarin qė tė dilte nė rrugė, pėr tė protestuar kundėr kėtyre kushteve tė padurueshme dhe aspak bindjet politike siē kanė pretenduar disa.

”Nė zgjedhjet e fundit, ne kemi votuar pėr Partinė Demokratike”, ėshtė deklarata befasuese e babait tė tė ndjerit. “Por, ata nuk kanė bėrė absolutisht asgjė pėr ne. Megjithatė, djali nuk ka qenė asnjėherė simpatizant i ndonjė partie.

Ai s’ka shkuar kurrė mė parė nė ndonjė grevė, nuk kishte protesutar kurrė mė parė me ndonjė banderolė. Pastaj, jemi tė vrarė edhe mė shumė nga ato qė janė thėnė pėr ne.

Pėrse nuk erdhi Kryeministri Berisha nė varrim? Ne kurrsesi nuk do t’i kishim thėnė qė tė largohej, as nė momentin e parė, nėse ai do tė kishte ardhur nė spital nuk do ta kishim bėrė diēka tė tillė”.

Hekurani, i zhvendosur pranė Tiranės me familjen prej Kalasė sė Dodės nė kėrkim tė kushteve mė tė mira tė jetesės, jetonte nė emigracion nė Greqi. Ai ishte kthyer pėrpara pak kohėsh pėr tė bėrė pasaportėn dhe priste tė nisej sė shpejti nė vendin fqinj.

Jeta nuk ishte treguar asnjėherė bujare me babain e divorcuar tė dy-vajzave, njėra 14 dhe tjetra shtatė vjeē. “Nuk e dimė nėse e kanė marrė vesh fėmijėt dhe gruaja, nuk i kemi asnjė numėr telefoni”, thotė nė dėshpėrim vėllai i vogėl.

”Atij i duhet tė lėvizte gjatė tė gjithė kohės, tė punonte nė skaje tė largėta pėr tė jetuar dhe e kishte tė pamundur tė vizitonte vazjat. Besojmė se do e kanė marrė vesh nga televizori, por nuk e dimė me siguri kėtė”.

Vėllai i madh, edhe ai emigrant nė Greqi, e ka tė pamundur tė pėrmbajė hidhėrimin dhe lotėt, pėrpara kamerave. “Erdhėm bashkė pėrpara dy muajsh, por ai qėndroi pak mė shumė pėr tė bėrė pasaportėn”, thotė ai me ngashėrim.

”Vėllai nuk ishte socialist. Ishte jeta e vėshtirė dhe papunėsia ato qė e bėnė tė dilte nė demonstratė. Fillimisht doli pėr kafe nė Kamėz, nuk na tha gjė qė do tė dilte nė demonstratė.

Mė morrėn nė telefon nė Greqi dhe mė thanė qė hajt se kanė plagosur Hekuranin. Siē isha i veshur nga puna morra autobuzin pėr tė ardhur. Kur erdha nė spital mėsova qė kishte vdekur.

Nė spital na morri veēmas Spartak Ngjela dhe na ēoi nė morg. Na thanė qė ishte bėrė eksperitiza, por nuk na sqaruan tamam se si kishte vdekur Hekurani”.

Vėllai i madh, ka edhe njė apel pėr tė bėrė ndaj Kryeministrit Berisha. “I bėj thirrje Kryeministrit qė tė mendohet mirė, sepse vėllai dhe viktimat e tjera nuk janė zogj pulash qė kalben nė tokė.

Ata janė njerėz dhe atij duhet t’i vijė turp kur del e flet ato gjėra qė i nxė goja. Ne nuk jemi as kriminelė, as bandita dhe as kokėpalarė. Shteti duhet tė gjejė fajtorin”.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum