Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Shqiperia mes demokracise dhe despotizmit

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f70/15/70/70/45/bota-a15.jpg" width="161" height="111" border="0" alt="text describing the image" />Rreth 20 vjet pas pėrmbysjes se republikės diktatoriale, nė Shqipėri po instalohet njė republikė despotike. Shenjat janė shumė tė qarta, ndonėse disa diplomatė perėndimorė, pavarėsisht fakteve, vazhdojnė tė nanurisin ėndrrėn e Shqipėrisė europiane. Tė njėjtėn gjė po bėjnė edhe politikanė shqiptarė, sikundėr Kryeministri Sali Berisha, ndėrsa ngulin edhe mė thellė lopatėn nė dheun e Atdheut, duke mihur varrin e demokracisė. Por, thamė se shenjat e Shqipėrisė despotike janė tashmė gjithnjė e mė tė qarta. Dhe, njė nga mė tė fundit ėshtė refuzimi nga policia (e cila ka degraduar nga e shtetit nė polici tė qeverisė), pėr tė ekzekutuar urdhėr-ndalimet e lėshuara nga prokuroria pėr disa gardistė lidhur me hetimet e 21 janarit. Policia ka shkelur hapur ligjin dhe parimin e ndarjes sė pushteteve. Ka guxuar ta bėjė njė gjė tė tillė e frymėzuar nga Kryeministri Berisha, qė e akuzon prokurorinė si tė njėanshme dhe Kryeprokuroren si organizatore tė njė puēi fantazmagorik. Kaq mjafton pėr tė kuptuar se Shqipėria demokratike po i lė vendin njė Shqipėrie gjithnjė e mė despotike.

“Ndodhte shpesh nė monarkitė e dikurshme, qė gjykata e pavarur vendoste tė burgosej zyrtari publik qė kishte bėrė faj. Ngandonjėherė pushteti mbretėror, pasi ndėrhynte, e shfuqizonte procedurėn. Despotizmi atėherė dilte sheshit, ndėrsa duke u nėnshtruar, njerėzit i bindeshin vetėm fuqisė”. Kėshtu shkruan Aleksis dė Tukėvil, nė librin e tij tė famshėm: “Demokracia nė Amerikė”. A nuk po ndodh e njėjta gjė edhe nė Shqipėri, por tashmė thuajse nė zemėr tė Europės dhe nė mileniumin e ri tė lirisė dhe demokracisė? Njė organ i pavarur nga qeveria, qė e ka me ligj dhe Kushtetutė tė drejtėn pėr tė hetuar njė krim, kėrkon tė ndalohen 6 gardistė. Por, kjo nuk i leverdis politikisht Kryeministrit, qė duhet tė luajė rolin e protektorit pėr gardistėt, edhe pse kjo ėshtė tė dalėsh mbi ligjin. Kryeministri ndėrhyn dhe me lloj-lloj sofizmash banalė, kėrkon tė bindė publikun se ekzekutimi i urdhėr-ndalimeve tė prokurorisė, sikundėr e kėrkon edhe ligji, ėshtė nė dėm tė shtetit. Pra, sipas Berishės, ėshtė nė dobi tė shtetit ligjor tė mos zbatohet ligji dhe nė vend tė tij tė zbatohet, sikundėr mjerisht edhe po ndodh, vullneti i Kryeministrit. E gjithė kjo nuk ėshtė as mė shumė dhe as mė pak, por despotizėm. Vetėm Berisha dhe mbėshtetėsit e tij le tė hapin fjalorėt dhe tė shohin se despotizmi ėshtė ajo formė qeverisjeje ku njė entitet i vetėm sundon me pushtet absolut mbiligjor. Ky entitet apo institucion mund tė jetė njė individ. Nė kėtė rast kemi autokraci. Por, mund tė jetė edhe njė grup. Nė kėtė rast kemi oligarki. Cili despotizėm i pėrket rastit shqiptar, ai autokratiku apo oligarkiku? Ne mendojmė se despotizmi shqiptar, duke pasur parasysh pushtetin absolut tė Berishės nė qeveri, shumicėn parlamentare si dhe PD, ėshtė i llojit autokratik. Oborrtarėt rreth Berishės janė shumė servilė dhe tė nėnshtruar ndaj tij pėr t’u konsideruar palė tė njė oligarkie. Janė vetėm manekinė qė shėrbejnė pėr tė maskuar me “kolegjialitet”, “demokraci” dhe “institucionalizėm”, despotizmin autokratik tė Sali Berishės.

* * *

Deri tani ėshtė bėrė siē ka dashur Berisha. Shteti i shqiptarėve dhe ata vetė i janė bindur fuqisė dhe jo tė drejtės, pushtetit dhe jo Kushtetutės, qė ėshtė shpirti i shtetit. Ligji ėshtė shkelur ditėn pėr diell. Prokuroria po pengohet nė hetimet e masakrės sė 21 janarit nga qeveria. Policia nuk po bashkėpunon me prokurorinė, duke i shėrbyer pushtetit (fuqisė) dhe jo shtetit, publikut dhe tė drejtės. Nėse gjėrat vazhdojnė kėshtu, nėse Berisha arrin tė obstruktojė hetimet e masakrės sė 21 janarit, sikundėr bėri me masakrėn e Gėrdecit apo me jo pak skandale tė tjera korrupsioni, ky do tė ishte triumfi pėrfundimtar i despotizmit mbi liberalizmin, i padrejtėsisė mbi drejtėsinė, i krimit mbi pafajėsinė. Prandaj, sot mė shumė se kurrė, tėrė bateritė e opozitės, medias dhe shoqėrisė civile tė pakapur nga pushteti, duhet t’i japin mbėshtetje tė fuqishme prokurorisė nė sinkron edhe me mbėshtetjen e dhėnė pėr kėtė institucion edhe nga SHBA dhe BE. Dhe, jo vetėm pėr masakrėn e 21 janarit, por edhe pėr video-skandalin ‘Meta’, qė edhe pse u bė shkak i demonstratės sė pėrgjakur, ka mbetur sot disi i mjegulluar nė prapaskenė. Dhe, ky ėshtė nė fakt edhe qėllimi i Berishės. Tė bėjė tė harrohen skandalet korruptive tė qeverisė sė tij. Berisha e sulmon prokurorinė jo vetėm qė ta pengojė tė nxjerrė tė vėrtetėn mbi 4 vrasjet e demonstruesve. Ai lakmon mė shumė. Lakmon ta nxjerrė jashtė loje prokurorinė dhe titullarin e saj, Ina Rama. Lakmon tė obstruktojė hetimin e skandaleve korruptive aq kėrcėnuese pėr pushtetin e tij. E sulmon prokurorinė, sepse e ndjen tehun e shpatės antikorrupsion qė i rri mbi kokė. Sokėllin kundėr prokurorisė, akuzon pėr njėanshmėri tė hetimeve, pėr pjesėmarrje nė njė grusht shteti qė ekziston vetėm nė kokėn e tij me qėllim qė ta nxjerrė prokurorinė jashtė loje. Qoftė edhe moralisht. Kėrkon tė fitojė kohė. I ka mbetur edhe rreth 1 vit e gjysmė deri sa tė vijė ēasti kur mbaron mandati i Kryeprokurores. Sepse pas ndryshimeve qė ju bėnė Kushtetutės nė vitin 2008, Kryeprokurori nuk ka mė mandat tė pakufizuar, por vetėm 5- vjeēar. Me tė ardhur ai moment, Berisha e di vetė se kė do tė bėjė tė zgjidhet nė krye tė organit tė akuzės. Nuk do gabojė mė si me Ina Ramėn, qė e mburri “Silvia Konti”, por qė pėr dreq, po i del vėrtetė e tillė. Nė treg ka jo pak juristė tė gatshėm t’i shėrbejnė pushtetit dhe jo drejtėsisė. Dhe, mendoni pėr njė moment se ē’mund tė ndodhė pastaj. Mjafton tė supozoni se nė 21 janar nė krye tė prokurorisė do tė kishte qenė njė delfin i Berishės. S’ka asnjė dyshim se prokuroria do kishte vėrtetuar qė demonstruesit ishin vrarė nga afėr me pistoleta me silenciator apo me thika me helm, sikundėr deklaruan fillimisht Berisha, Olldashi dhe Imami nė publik. Mė tej, prokuroria do kishte “zbuluar” se edhe vetura qė u pėrplas te porta e Kryeministrisė ishte plot me dinamit, tamam ashtu sikundėr tha Olldashi. Prokuroria do kishte zbuluar shumė shpejt provat e grushtit tė shtetit (kėtė herė pa Kryeprokurorin pjesėtar tė puēit) dhe krerėt e opozitės do pėrfundonin nė burg, tė akuzuar pėr tradhti tė lartė. Mė pas Berisha nuk do ta kishte shumė vėshtirė tė lante hesapet me pjesėn e mbetur tė opozitės. Despotizmi autokratik do arrinte pėrkryerjen e tij. Mu nė dyert e Europės. Dhe, mos mendoni se ėshtė njė skenar qė ka marrė fund. Por, mund tė marrė fund nėse prokuroria do i qėndrojė misionit tė saj, nėse opozita dhe krejt shteti, duke pasur si armė tė drejtėn, do i qėndrojnė fort njė pushteti tė padrejtė qė kėrkon tė gllabėrojė shtetin.

Nga Andrea Stefani

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum