Forumi Diskutime!

Sofra shqiptare


You are not connected. Please login or register

Ekspertiza: Ziver Veizi u vra nga armėt e Gardės

Go down  Message [Page 1 of 1]

Admin

Admin
Administrator

<IMG BORDER="0" ALIGN="Left" SRC="https://i.servimg.com/u/f70/15/70/70/45/shqipe14.jpg" width="141" height="81" border="0" alt="text describing the image" />Ka pėrfunduar ekspertiza e parė pėr vrasjet e 21 janarit, e cila ka vėrtetuar dyshimet se Garda e Republikės ka qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė demonstruesve.
Predha qė ka goditur Ziver Veizin, i cili ėshtė qėlluar pėr vdekje nė hyrjen e majtė tė Kryeministrisė, i pėrket njė nga armėve tė Gardės.

Kjo ėshtė vėrtetuar nga krahasimi i predhės dhe armės, ndėrsa tashmė do tė verifikohet edhe se kujt i pėrkiste kjo armė.

“Ka pėrfunduar ekspertiza e parė pėr vrasjet e 21 janarit. Predha qė ka goditur Ziver Veizin i pėrket njė nga armėve tė Gardės qė i janė nėnshtruar ekspertizės shkencore nė Ministrinė e Brendshme, ku asistoi edhe prokurori amerikan, i cili ka dhėnė kėshilla pėr grupin hetimor”, thanė burimet nga Prokuroria e Tiranės, duke saktėsuar se pritet verifikimi i librit tė shėrbimeve pėr tė saktėsuar emrin e gardistit qė ka pasur armėn nė pėrdorim.

Krahas hetimeve pėr vrasjet, prokuroria thotė se paralelisht po punon pėr evidentimin e personave qė kanė organizuar demonstratėn e 21 janarit.

Pritet qė deputetėt socialistė tė paraqiten sot nė Prokurorinė e Tiranės, pėr tė treguar gjithēka kanė parė nė bulevard, gjatė ngjarjeve tė 21 janarit.

Ftesė u ėshtė dėrguar tre deputetėve: Tom Doshi, Paulin Sterkaj dhe Besnik Bare, tė cilėt mėsohet se janė shprehur tė gatshėm tė shkojnė pėr tė dėshmuar rreth ngjarjeve tė dhunshme qė u zhvilluan para godinės sė Kryeministrisė.

Ndėrsa pėr kryetarin e PS-sė sė Tiranės rreth, Pjerin Ndreu, prokuroria ka lėshuar njė fletėthirrje, pėr shkak se ai nuk gėzon imunitet prej deputeti.

“Sterkaj dhe Doshi janė ftuar tė deklarojnė rreth pozicionit tė tyre nė kėto ngjarje, pėr shkak se ata kanė qenė bashkė me demonstruesit nė bulevard, ashtu si dhe deputetėt e tjerė socialistė pasditen e 21 janarit, kur PS kishte dalė nė mbėshtetje tė demonstruesve”, thanė burimet nga akuza kryeqytetase.

Sipas tyre, deputeti Doshi ishte njoftuar tė paraqitej nė prokurori nė datėn 25 janar, por deklarata e tij u shty pėr shkak tė disa angazhimeve qė deputeti socialist ka pasur atė ditė, duke lėnė takimin me prokurorinė nė njė ditė tjetėr.

Pritet qė nė ditėt nė vijim ftesa tė lėshohen nga prokuroria dhe pėr deputetėt e tjerė tė Partisė Socialiste.

Sterkaj dhe Doshi pritet tė deklarojnė nė Prokurorinė e Tiranės atė qė kanė parė nė bulevard para godinės sė Kryeministrisė, e veēanėrisht rolin dhe sjelljen e Policisė sė Shtetit dhe forcave speciale, tė cilėt ishin tė angazhuar gjatė katėr orėve qė zgjati demonstrata e opozitės dhe qytetarėve nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”.

Ndėrsa Besnik Bare ishte pėrfaqėsuesi socialist qė i kėrkoi policisė sė kryeqytetit leje pėr zhvillimin e demonstratės popullore, ku opozita do tė ishte nė rolin e mbėshtetėsve tė qytetarėve.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum